Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, në vitin 2023 investimet e huaja direkte në vend do të jenë mbi 7 miliardë leva (mbi 3,5 miliardë euro), tha sot në Varna ministrja e inovacionit dhe zhvillimit Milena Stojçeva, cituar nga BTA. Certifikatat e lëshuara nga ministria për projekte investimi janë mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), dhe pritet që përmes tyre të krijohen mbi 2300 vende pune.
Interesat e investitorëve janë në fusha të ndryshme, ndër to janë elektromobiliteti, komponentët elektrikë, softueri, bioteknologjia, bioekonomia, mikroelektronika, mekatronika. Sipas Stojçevës, për vendin tonë janë të interesuar investitorë nga e gjithë Evropa, Azia, Turqia dhe SHBA.Më pak se një muaj më parë në Bruksel, ministrja e financave Temenuzhka Petkova prezantoi përparimin e Bullgarisë në përgatitjen për anëtarësim në Eurozonë. Aty ajo deklaroi se me politikën e saj të arsyeshme fiskale vendi ynë e ka merituar prej..
Bullgaria ka kushte të favorshme klimatike për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, madje edhe në stinët kalimtare të pranverës dhe vjeshtës. Ndër qytetet me kushte më të mira për përdorimin e sistemeve fotovoltaike është Dupnica. Qyteti bullgar..
Ne jemi të shqetësuar për rreziqet e një zgjerimi të mundshëm të kufizimeve të SHBA-së për eksportin e çipave të përdorur për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Është e mundur që nga 15 maji 2025 të vendosen kufizime nga SHBA ndaj Bullgarisë..
Më pak se një muaj më parë në Bruksel, ministrja e financave Temenuzhka Petkova prezantoi përparimin e Bullgarisë në përgatitjen për anëtarësim në..