Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kartolinat QSL të Radio Bullgarisë

Foto: Desisllava Semkovska

Në ambientet radiodashëse pranohet dërgimi dhe marrja e të ashtuquajturave Kartolina QSLkonfirmim me shkrim një lidhje radioje të realizuar. Emri rrjedh nga kodi në të cilin "QSL?" do të thotë "A konfirmoni pranimin?" dhe "QSL" do të thotë "Konfirmoj pranimin".


Radio Bullgaria, si pjesë e familjes së Radios Kombëtare Bullgare, gjithashtu ka një traditë shumëvjeçare të konfirmimit të transmetimeve të saj, fillimisht në valë të shkurtra dhe të mesme, dhe më pas në programet në 10 gjuhë në faqen e saj të internetit.

Pasi Radio Sofja filloi të dëgjohej në Evropë, në Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut filloi të dërgonte Kartolina QSL. Seritë e atëhershme ishin 3 me 36 Kartolina QSL secila. Pasardhësi i drejtpërdrejtë i transmetimeve jashtë vendit është Radio Bullgaria, e cila vazhdon traditën e dërgimit të konfirmimeve për një lidhje radiofonike të realizuar.


Në vitin 1992, artisti Teodor Ushev krijoi për provë 3 Kartolina QSL, me të cilat mori pjesë në konkursin kanadez "Grafika kompjuterike e aplikuar" dhe me njërën prej tyre fitoi çmimin e madh. Kjo kartolinë konsiderohet të jetë QSL-ja e parë zyrtare e Radio Bullgarisë.


Më vonë Ushev pikturoi edhe serinë prej 6 QSL-ve të quajtura “Monitor Club”. Dhe përsëri njëri prej tyre u shpërblye me vendin e parë në konkursin në Kanada.


Të gjitha kartolinat janë bërë në stilin karakteristik të artistit bullgar tashmë me famë botërore - një kombinim i dizajnit grafik dhe imagjinatës së pasur.

Radio Bullgaria ndër vite vazhdon të dërgojë kartolina me pamje të ndryshme, pika turistike dhe bukuri të ndryshme të Bullgarisë.

Dhe tani Radio Bullgaria ka përgatitur një dhuratë për ju - kushdo që dëshiron mund të marrë serinë e Kartolinave QSL të artistit Teodor Ushev. Për këtë, mjafton të na dërgoni një email në kutinë tonë të re postare reception.report@bnr.bg ose në adresën: Bullgari, Sofje, 1040, bulevard Dragan Tsankov Nr. 4, BNR, Desislava Semkovska. Duhet me patjetër të shënoni një adresë kthimi.

Jemi në pritje të kartolinave tuaja!


Foto: Desisllava Semkovska

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 24 tetor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Shoqëri do t’ju tregojmë për shoqatën e re bullgare të hapur në Shqipëri “Shoqata për identitet bullgar” me kryetar Besim Muça. Në rubrikën Kënga e ditës do të..

botuar më 24-10-24 3.00.MD

Bullgaria sot – 23 tetor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kulturë do t’ju tregojmë për ceremoninë e ndarjes së çmimit “Bullgarja e vitit - 2023” të organizuar nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit. Në rubrikën..

botuar më 24-10-23 3.00.MD

Bullgaria sot – 22 tetor 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju flasim për Shën Patriarkun Evtimij   të cilin e nderojmë më 22 tetor si mbrojtës të mbarë popullit bullgar. Në minutat për muzikë do të dëgjoni një ekzekutim..

botuar më 24-10-22 3.00.MD