Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kurrë më” – kështu tingëllon melankolia e një vajze me diell

Foto: YouTube /Sunheart OFFICIAL

Një vajzë vërtet me diell, e lindur në Burgas dhe që jeton buzë detit - Stanisllava Hristova - ka vite që bën muzikë me pseudonimin Sunheart. Pas një pauze të caktuar, karakteristike për çdo artist të pavarur, ajo ka një këngë të re - "Kurrë më". Këngëtarja na tha se dëshiron ta realizojë më shpejt muzikën e saj, ndaj ka nisur punën për katër këngë të reja. Sunheart shpjegon se pse vendosi të prezantojë së pari "Kurrë më":

“E ndjej më së afërmi. Që tani e tutje, ndoshta, vështirë se do të lejoj që dikush tjetër të ma shkruajë tekstin – këto janë tekste të mia dhe më afër zemrës sime është pikërisht “Kurrë më”. Vendosa që tingulli i saj është shumë i pastër, melankolik, dhe i përgjigjet motit tani."

Për muzikën e "Kurrë më" Sunheart sërish ka punuar me kolegët e saj nga Sofja, Rene Ranev dhe Georgi Trifonov – kjo është kënga e katërt mbi të cilën ata bashkëpunojnë. Këngëtarja e re na tregoi se energjia që duhet për të krijuar çdo këngë si solo artiste është shumë e lartë, pasi ajo e prodhon vetë muzikën e saj dhe pret që së shpejti të frymëzohet për të përfunduar projektet e tjera muzikore.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Nëse nuk ka dashuri"

“Horizont” është një grup me një histori 40-vjeçare. I formuar në vitin 1984 nga shokët e klasës dhe miqtë, grupi i ka mbetur besnik rock-ut melodik për katër dekada. Në vitin 1994 nisi zyrtarisht performanca e tij e parë profesionale në skenën e..

botuar më 24-08-14 1.20.MD

Festivali muzikor Breeze by Exit do të ngrejë humorin në Varna

Festivali muzikor Breeze by Exit do të mbahet në qytetin tonë të Detit të Zi, Varna nga 15 deri më 18 gusht. Forumi muzikor është bashkim i dy festivaleve - EXIT (Serbi) dhe Breeze (Bullgari), dhe edicioni pilot do të quhet "Varna Breeze by Exit"...

botuar më 24-08-14 6.15.PD

Polifonia e zërave – koncertet akapele të formacionit "Spektrum" dhe dyshes kanadeze FreePlay

Pesë muzikantët e grupit vokal "Spektrum" - Spectrum Vocal Band - janë ndër ata që nuk pushojnë së na mahnitur me mundësitë e pafundme të zërave njerëzorë. Ivelina Coneva, Vesella Morova, Konstantin Bejkov, Janko Jankov dhe Daniell Nikollov kanë..

botuar më 24-08-13 6.45.PD