Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2024 filloi me tre jetë të shpëtuara pas një donacioni në Bullgari

I transplantuari Georgi Peev, pushtoi majën më të lartë në Afrikë: Çdo ditë është një festë e jetës

Foto: zajivot.bg

Transplanti dhe riprodhimi i asistuar janë ndër arritjet më të mëdha të mjekësisë moderne. Falë transplantit të organeve, indeve dhe qelizave, që nga viti 2005 janë shpëtuar jetët e 1921 bullgarëve. Arritjet e riprodhimit të asistuar lejojnë mijëra familje në vendin tonë të gëzojnë fëmijë të shëndetshëm dhe të lumtur. Në ambientet spitalore vendase kryhen transplante të zemrës, veshkave dhe mëlçisë, si dhe qelizave burimore, kocka, tendina, kornea dhe membrana amniotike (pjesa më e brendshme e membranës amniotike) tregojnë të dhënat në faqen e internetit të Agjencisë Ekzekutive "Medicinski nadzor" ("Mbikëqyrje Mjekësore") në Ministrinë e Shëndetësisë.

Statistikat aktuale të atyre që kanë nevojë për transplant të një organi specifik që nga 3 janari 2024 tregojnë se numri më i madh (787) është numri që presin për një veshkë të re. 16 kanë nevojë për mëlçi, 28 për zemër dhe 6 për transplant të mushkërive.


Një situatë donatore u krijua në ditën e fundit të 2023, duke lejuar kryerjen e një transplanti zemre dhe dy transplante veshkash në spitalet e kryeqytetit “Llozenec” dhe “Shën Katerina”. Pas tyre, pacientët e moshës 37, 56 dhe 68 vjeç janë në gjendje stabile dhe qëndrojnë nën vëzhgim në repartet e terapisë intensive të ambienteve spitalore. E megjithëse për të afërmit e donatorëve vendimi që duhet të marrin në një moment jashtëzakonisht të vështirë nuk është aspak i lehtë, në bërjen e zgjedhjes ndihmon mendimi se do të shpëtojnë një jetë.


Një gjesti të tillë jetëshpëtues i detyrohet edhe bashkatdhetari ynë Georgi Peev nga Haskovo, i cili iu nënshtrua transplantit të zemrës dhe veshkës. Me jetën e tij aktive dhe veprimet e tij sot, ai përpiqet të inkurajojë më shumë bullgarë që të mos hezitojnë nëse e kanë mundësine që t'i japin një shans jetës.

“Kauza ime personale është të jem në gjendje të bëj më shumë transplante në Bullgari dhe të shpëtoj më shumë jetë njerëzore. Njerëzit nuk duhet të vdesin, por të kenë një shans për të përmbushur ëndrrat e tyre, për të lumturuar familjet e tyre dhe për të jetuar në kuptimin e vërtetë të fjalës”, shpjegoi Georgi Peev në një intervistë me korrespondentin e BNR-së në Haskovo Dora Atanasova.

Burri pranon se çdo ditë përpiqet të tregojë se një i transplantuar mund të jetë aktiv me një jetë kuptimplote. Kështu, ai u bë i transplantuari i parë që u ngjit në majën më të lartë në Afrikë - Uhuru, në malin Kilimanxharo.


Pavarësisht sfidave të ecjes për një kohë të gjatë në lartësi të mëdha, Georgi është i bindur se zemra dhe mushkëritë i kanë punuar normalisht. Sëmundja akute e lartësisë nuk është shfaqur. Ai pranon se ka përjetuar dhimbje në këmbë dhe krahë, por e ka ditur se pa dhimbje nuk do të arrijë sukses.

Kur je kaq lart dhe afër parajsës, ndoshta është normale të mendosh për afërsinë me Zotin, duke falënderuar që ke arritur në destinacion i gjallë. Për Georgin, megjithatë, ndjesia në një moment të tillë është më ndryshe:

"Unë kam një lidhje tjetër me Zotin. Nuk shkoj shumë në kishë dhe nuk jam një nga njerëzit më fetarë. Në të njëjtën kohë, mendoj se e mbaj besimin tim në shpirt dhe kur kam momente të vështira unë zakonisht i kërkoj falje Zotit, por asnjëherë nuk i kam bërë vetes pyetjen, a është më afër ai kur jam aty lart”- thotë Georgi dhe shton se çdo ditë të re e ndjen si festë:

“Përpiqem çdo ditë të jem më i mirë, sepse ashtu siç ka qenë jeta ime, unë ndihem i detyruar ta bëj çdo ditë festë për veten time. Një festë e jetës.”

Georgi PeevHistoria personale e Georgi Peevit tregon se edhe nëse keni një sistem të fortë imunitar, është e mundur të sëmureni dhe kjo mund të ndryshojë plotësisht jetën tuaj. Shqetësimi kalon dhe Georgi i kthehet shpejt përditshmërisë. Tre muaj më vonë, megjithatë, veshkat e të riut dështuan. Rezulton se ka qenë infeksioni "jo serioz" viral që shkaktoi sëmundjen e rëndë të veshkave. Fillon trajtimi me dializë dhe mjekët tregojnë se shpëtimi i vetëm është transplanti i veshkës.

Pa humbur kohë, nëna e Georgit bën testet e nevojshme dhe rezulton të jetë një donator i përshtatshëm. Më 8 tetor 2012, burri u pranua në spitalin "Aleksandrovska", ku një ditë më vonë duhej të bëhej dhe transplanti. Sidoqoftë, operacioni shtyhet sepse mjekët identifikojnë gjithashtu një problem serioz të zemrës. Georgi u diagnostikua me kardiomiopati të holluar virale, e cila kërkon një transplant të zemrës. Në vitin 2013, ai u informua se kishte një donator, dhe transplanti duhej të ndodhte menjëherë. Dy vjet më vonë, u krye transplanti i shtyrë i veshkës, pas së cilës Georgi tani jeton një jetë plotësisht të përmbushur, tashmë me një mision të ri - të frymëzojë njerëzit për të dhuruar jetë.

Lexoni më tepër:

Foto: zajivot.bg, BGNES, Pixabay, facebook.com/GeorgiKPeev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD