Në seancën e parë të Kuvendit për vitin 2024, forcat politike lexuan deklarata me vlerësime dhe pritshmëri për sezonin politik.
GERB-SDS theksoi se ndryshimet e ardhshme në vend varen nga rotacioni i suksesshëm i kryeministrave në kabinetin e mbështetur nga shumica qeverisëse.
“Po e vazhdojmë ndryshimin” /PP/ deklaroi se reformat, ndonëse ngadalë, po zhvillohen. Buxheti do të ketë një deficit nën 3%, që do të lejojë hyrjen në Eurozonë në vitin 2025.
“Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë” /DPS/ konfirmoi se do të vazhdojë të punojë për të rritur të ardhurat, parashikueshmërinë për biznesin, për të konfirmuar euroatlantizmin dhe anëtarësimin e plotë në Shengen dhe në Eurozonë.
Nga opozita, partia “Vëzrazhdane” e fokusoi deklaratën kundër “përdhosjes” së monumenteve historike në vend.
Partia Socialiste Bullgare /BSP/ beson se për shkak të pushtetarëve Bullgaria është vetëm 3% në Shengen nga ajri dhe deti dhe 97% nga toka, jashtë hapësirës së përbashkët. Partia kritikoi çmontimin e monumenteve sovjetike dhe mbështetjen për Ukrainën.
“Ka një popull të tillë” /ITN/ akuzoi pushtetarët se po ndjekin një politikë pro-inflacioniste, se buxheti për vitin 2023 përfundoi me deficit dhe se vendi nuk ka një datë për t'u anëtarësuar në Shengen.Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë qeverisës dhe për zbatimin e angazhimeve në drejtim të orientimit euroatlantik të Bullgarisë. Këtë e..
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..