Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA nuk i ka kërkuar Bullgarisë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Ministri Todor Tagarev
Foto: mod.bg

Gjatë vizitës së delegacionit bullgar në Uashington, nuk janë bërë kërkesa shtesë për ndihmë në Ukrainë, tha ministri i mbrojtjes Todor Tagarev për korrespondentin e BNR në SHBA, Svetosllav Kozllovski. Tagarev tha se aleatët amerikanë dhanë një vlerësim shumë të lartë për veprimet e kabinetit për të modernizuar ushtrinë "për të qenë një aleat i denjë në NATO". Buxheti i rritur i mbrojtjes lejon rritjen e kapacitetit për të penguar kundërshtarët e mundshëm dhe për të mbrojtur territorin tonë, shpjegoi ministri. Në takimet e tij në Uashington u diskutua për ndërtimin e infrastrukturës për formacionet shumëkombëshe në vend. "Një theks tjetër ishte tek ndihma për Ukrainën, e cila është një element themelor i politikës sonë, pasi me Ukrainën ne mbrojmë edhe veten ", shpjegon ministri.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, rreth dhe pas mesditës me vranësira. Kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore, do të ketë shi dhe..

botuar më 25-08-01 7.35.MD

Qindra të krishterë ortodoksë u nisën për pelegrinazh për në Manastirin e Rillës

Patriarku bullgar Daniil kremtoi një Liturgji Hyjnore festive dhe bekim të ujit për festën e Origjinës (Ekspozimit) së Kryqit të Shenjtë të Zotit, në kishën e kryeqytetit "Shën Sofja".  Pas shërbesës, së bashku me Presidentin Rumen Radev, të dy ia..

botuar më 25-08-01 4.39.MD

Aeroporti i Burgasit mirëpriti pasagjerin e miliontë për vitin 2025

Aeroporti i Burgasit mirëpriti pasagjerin e miliontë për këtë sezon veror me një ceremoni zyrtare. Gjermanja Steffi Kruspe zbarkoi më 31 korrik me një fluturim nga Leipzig. Kruspe tha se po mbërrinte në Bullgari për herë të parë për pushime..

botuar më 25-08-01 9.27.PD