Në Bullgari do të ndërtohet infrastrukturë prej 6 miliardë eurosh, për nevojat e NATO-s dhe për qëllime civile, njoftoi për bTV ministri i mbrojtjes Todor Tagarev. Këto do të jenë rrugë, hekurudha, tubacione të naftës, magazina, ndërtesa akomodimi. Aleanca do të vendosë në Bullgari grupe luftarake të brigadës shumëkombëshe prej 5000 vetash nga SHBA, Italia dhe 5 vende të tjera fqinje.
Ministri i kthyer nga SHBA tha se ka vizituar fabrikat ku po montohen 7 nga 8 avionët e parë luftarakë F-16 Block 70 të porositur. Në vjeshtë pritet të fillojnë testimet e makinerive të gatshme dhe në fillim të vitit 2025 do të dorëzohen dy avionët e parë. Menjëherë pas tyre do të dorëzohen mjetet e para të blinduara Stryker.
Tagarev vuri në dukje se shteti po përpiqet të ndihmojë marinarët e arrestuar nga husët në Jemen. Bullgaria nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt në operacionin e Detit të Kuq husëve, por do të dërgojë oficerë ndërlidhës me bazë në Bahrein.Gjatë vizitës së saj në Londër, nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me nënkryetaren e bashkisë Joanne McCartney. Portofoli i McCartney përfshin politika për fëmijët dhe familjet. Në fokus të bisedës ishin vështirësitë me të cilat përballet..
Ndërmarrja e përbashkët evropiane e teknologjive llogaritëse me prodhimtari të lartë EuroHPC zgjodhi gjashtë fabrika të reja evropiane të inteligjencës artificiale për të forcuar lidershipin e Evropës në inovacion dhe inteligjencës artificiale...
Me 128 vota pro, Kuvendi Popullor miratoi deklaratën e paraqitur nga kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova, në të cilën u bën thirrje anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të bëjnë publike të gjitha dokumentet lidhur me çështjen kushtetuese për..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..