Ministri i Bujqësisë, Kirill Vëtev, ka kërkuar krijimin e një plani 10-vjeçar për zhvillimin e prodhimit të shafranit në Bullgari. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kërxhali Hasan Tahirov, kryetar i Shoqatës Bullgare të Prodhuesve të Shafranit dhe pionier në rritjen e kulturës në vendin tonë. Në vitin 2009, ai dhe gruaja e tij Reni blenë qepët e para nga Turqia dhe i shpërndanë në rreth 30 fshatra të rajonit të Kërxhalit /Bullgari Jugore/ për të testuar dherat.
Sipas Tahirov, mjetet që fitohen nga një dynym shafran janë të barabarta me të ardhurat nga 300 dynymë grurë, ose së paku 70 dynymë vresht. Sipas tij, shafrani është shpëtimi nga shpopullimi i fshatrave në malin e Rodopeve - gjithnjë e më shumë të rinj të arsimuar nga qytetet po kthehen në pronat e tyre stërgjyshore në fshat, të tërhequr nga shafrani.
Foto: BTA, BGNES
Lexoni më tepër:
Në një takim pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov njoftoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që i jep start punës për kthimin e bashkatdhetarëve tanë që ndodhen jashtë vendit...
Viti i ri shkollor në Shkollën e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë u hap në mënyrë solemne më 15 shtator , njofton Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook . “Për herë të parë, shkolla do të..
Të gjithë e dinë shprehjen ironike "dimri na habiti përsëri", të cilën, herë me buzëqeshje, herë me acarim, bullgarët e përsërisin pas reshjeve të para të dëborës dhe trazirave që pasojnë. Tani ndoshta ka ardhur koha për një parafrazim -..
Të gjithë e dinë shprehjen ironike "dimri na habiti përsëri", të cilën, herë me buzëqeshje, herë me acarim, bullgarët e përsërisin pas reshjeve të..
Në një takim pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov njoftoi se Këshilli i Ministrave ka..
Viti i ri shkollor në Shkollën e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë u hap në mënyrë solemne më 15 shtator , njofton Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri..