Ne nuk duhet të fajësojmë euron për frikën dhe dështimet tona. Nëse Bullgaria miraton monedhën e përbashkët, sistemi me të cilin ne matim suksesin ose dështimin tonë ekonomik do të jetë në euro në vend të levave, tha për BNR bankieri dhe ekonomisti Levon Hamparcumjan.
Ai u bëri thirrje bullgarëve të mos kenë frikë nga euroja. Shndërrimi i monedhës do të bëhet në kurriz të shtetit, pa tarifa dhe komisione. Bankat do të bien dakord me shtetin se kjo nuk është në kurriz të qytetarëve. Procesi i kalimit drejt euros nuk do të prekë kreditë hipotekare.
“Me shumë mundësi konvertimi do të ndodhë në një mënyrë automatike, sepse ri-nënshkrimi i një numri kaq të madh kontratash do të ishte një makth administrativ”, theksoi bankieri.
“Edhe pas afatit të këmbimit të levës monedha bullgare levë do të jete e këmbyeshme përgjithnjë. Nëse shkoni në Bankën Qendrore, kjo procedurë do të jetë e lirë përgjithmonë. Vlera e këtyre parave nuk digjet nga ndryshimi”, siguroi bankieri dhe dha shembullin e Gjermanisë, ku gjermanët mbajnë ende 30 miliardë marka në shtëpitë e tyre.
Më shumë hollësi për temën mund të lexoni më poshtë:
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..