Për shumë banorë dhe mysafirë të kryeqytetit bullgar, një shëtitje në Vitosha - mali që ngrihet në afërsi të qytetit - është një kënaqësi e madhe.
Duhet vetëm gjysmë ore për të arritur në zonën “Urët e Arta” (“Zllatnite Mostove”) të Vitoshës, prej nga nisin shtigje të shumta nëpër mal.
Një rrugë e lehtë dhe e këndshme kalon nëpër shtëpinë malore "Kompozitorët" (e njohur edhe si shtëpia malore "Kësulëkuqja"), që gjendet në një lartësi prej 1446 m.
Nga atje, një shteg i gjerë të çon përmes pyllit në një kryqëzim që bashkohet me një shteg tjetër që të çon lart në mal.
Ai kalon pranë pistës së vogël të skive të zonës “Ofeliite”, e preferuar e shumë fëmijëve gjatë fundjavës.
Pas rreth 30-40 minutash ecje përpjetë nëpër livadhet malore, duke kaluar një rrugë të asfaltuar dhe një pyll të bukur, arrini në një tjetër shtëpi malore të Vitoshës, e preferuar nga turistët - "Edellvajs" (Ylli i Alpeve), që ndodhet në një lartësi prej 1771 m.
Rruga është ideale për një shëtitje njëditore në mal, si në dimër, ashtu edhe në verë.
Përpiloi: Rosica Petkova
Foto: Rosica Petkova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në kulmin e stinës së verës, pushimet më të dëshiruara janë në breg të detit, për të cilin pothuajse çdo familje bullgare përpiqet të ndajë kohë dhe para. Bregdeti bullgar i Detit të Zi ofron mundësi të ndryshme për pushim, aktivitete..
Në ditët e nxehta të verës, pjesët e poshtme të malit të Rillës ofrojnë freski dhe pamje të bukura për turistët. Nëse ndodheni në zonën e fshatit Kostenec, mund të bëni një shëtitje përgjatë Eko-Shtegut "Ujëvara e Skalovitecit" me gjatësi..
Edhe këtë verë në parkun “Liqeni” po zhvillohet Festivali i Skulpturave të Rërës. Këtë vit tema e eventit janë personazhet e komikëve dhe filmave të preferuar. Disa nga punimet janë imazhet e serisë së filmave Harry Potter, Bukuroshja dhe Bisha dhe..