Në një takim në Athinë, ministrat e energjisë të Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë nënshkruan një deklaratë trepalëshe për zhvillimin e një sërë nismash në fushën e energjisë së rinovueshme në rajon. Të tre vendet do të bashkëpunojnë në përgatitjen e projekteve të përbashkëta ndërkufitare për energjinë e erës off-shore, hidrogjenin nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike.
Dokumenti parashikon që Bullgaria, Greqia dhe Rumania të mbështesin dhe promovojnë një nismë të përbashkët për të eksploruar dhe zhvilluar përdorimin e qëndrueshëm të potencialit të erës off-shore në Detin e Zi dhe Egje. Të tre vendet do të aplikojnë së bashku për statusin ndërkufitar të burimeve të rinovueshme të energjisë lidhur me ftesën aktuale të Mekanizmit për Lidhjen e Evropës.Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..
Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum..
Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF..
Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e..