Galeria e artit në Dobriç fton artdashësit të rizbulojnë autorë bullgarë për të cilët viti 2024 është viti jubilar, njoftoi BTA. Instituti i kulturës në ekspozitën e tij të parë të vitit të titulluar "Përvjetorët" prezanton nëntë artistë bullgarë me 27 vepra nga fondi "Pikturë".
Krijuesit kanë lindur në gjysmën e parë të shekullit të 20-të dhe veprat e tyre shquhen me një stil të ndritshëm individual dhe prani të konsiderueshme në jetën artistike të vendit. Edhe pikturat e tyre kanë një kontribut të padiskutueshëm në artin figurativ bullgar. Pikturat e përzgjedhura për ekspozitën përfshijnë tre dekada - vitet '60, '70, '80 të shekullit të kaluar - një periudhë interesante dhe komplekse në zhvillimin e artit figurativ bullgar.
Deri më 5 shkurt, vizitorët mund të shikojnë veprat e Stojan Venev, Vasill Stoillov, Dillo Dillov, Vasill Vëlev, Veliko Vëllçev, Vasill Viçev, Cvjatko Doçev, Nikolla M. Daskallov dhe Petër Doçev.
Foto: BTAËshtë duke u realizuar një film artistik për jetën e Lili Ivanovës, njoftoi ekipi i emrit më të madh të estradës bullgare. Filmi mban titullin e punës “Lili– dashuria është jetë”. “Faleminderit të gjithë ekipit në “Mezhdinna stancija” për..
Marioneta dhe kukulla gjigante, shfaqje me zjarre, statuja të gjalla, një makinë teatri, një procesion muzikor dhe karnavali janë pjesë e ngjarjeve në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Rrugore ShestFest. Veprimtaria do të mbahet nga 24..
Universitet i Ri Bullgar shpall fillimin e nismës “Ditët Pranverore të Arteve” – një festë e krijimtarisë dhe kulturës. Nga 22 prill deri më 5 qershor, do të mbahen mbi 30 aktivitete kulturore dhe artistike me pjesëmarrjen e studentëve, profesorëve..