Ajo është një nga aktoret bullgare më të fotografuara në vitet 80 të shekullit të 20-të. Ajo ishte gjithashtu pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar në Sofje me një prani të dukshme skenike. Ellzhana Popova është një legjendë për një brez të tërë bullgarësh. E kujtojmë më së shumti si "vajza me sy të mëdhenj" nga seriali kult "Shtëpi për fëmijët tanë" me regji të Nedellço Çernev.
Por përpara karrierës dhe famës magjepsëse në Bullgari, Ellzhana Popova zgjedh dashurinë. Prej 35 vitesh aktorja e dashur bullgare jeton në Romë së bashku me bashkëshortin e saj Mario Squillante, pronar i një agjencie për aktorë dhe me tre vajzat e tyre. Në vitin 1988, era e fatit e çoi atë në Qytetin e përjetshëm. Mbërrin për specializim dhe ngelet këtu për gjithë jetën.
“Atëherë ne nuk mund të udhëtonim lirshëm dhe doja të vija në Romë sepse dinim aq shumë për artin, për kulturën e Italisë. Doja të shihja dhe më pas të kthehesha në Sofje. Kam pasur një punë të mrekullueshme në vendin tim, kam fotografuar shumë për televizion dhe kinema. Nuk kisha ndërmend të qëndroja këtu”, kujton Ellzhana. Por dashuria del papritur dhe ajo bën zgjedhjen e saj të jetës - ajo qëndron në Itali.
Aktualisht ligjëron aktrim sipas sistemit Stanisllavski në Centro Sperimentale di Cinemtografia – një nga shkollat më të vjetra dhe më prestigjioze të filmit në Evropë. Në Itali më duhej të filloja nga e para. Megjithatë, ajo arrin të gjejë rrugën e saj edhe këtu:
„Kam luajtur edhe për kinemanë edhe për televizionin dhe në fillim edhe në teatër me aktorë interesantë të njohur. Për shembull, në serialin, i cili më duket se është shfaqur edhe në Bullgari - "Incantesimo" (në bullgarisht "Dedikim"). Kam luajtur pothuajse në të gjitha serialet italiane, por kryesisht si vajza apo gra nga Evropa Lindore. Sigurisht që këtu ka një imazh klishe për to. Për shembull, kam luajtur një vajzë që është prostitutë. Ose heroinat e filmit përfaqësojnë gratë që pastrojnë shtëpitë ose kujdesen për të moshuarit ose fëmijët. Askund në filma nuk ka një vajzë nga Evropa Lindore që ka një profesion si arkitekte apo diçka tjetër”, thotë Ellzhana Popova.
Shumë pak dihet për Bullgarinë në Itali, për kulturën bullgare - gjithashtu. Por së fundmi, nëpërmjet filmit "Mësimet e Bllagës" të Stefan Komandarev, i cili fitoi çmim në Festivalin e Filmit në Romë, flitet gjithnjë e më shumë për kulturën bullgare, pohon Ellzhana. E pyetur se çfarë mesazhi dërgon kinemaja bashkëkohore bullgare, ajo përgjigjet:
„Për një kohë të gjatë, filmat bullgarë që munda t'i shikoja, tregonin për disa fshatra shumë të largëta, gjë që nuk është keq. Por ideja që jepet është sikur të gjithë njerëzit në Bullgari jetojnë kështu. Ose tregonin për drogë, korrupsion dhe për gjithçka gri, të trishtuar dhe të zymtë. Në përgjithësi, disa nga kineastët na e tregojnë këtë. Pra, ideja që jepet për Bullgarinë, si dhe për vendet e tjera të Evropës Lindore është kjo. Por sigurisht që ka përjashtime. Kam parë filma të mrekullueshëm bullgar, si "Aga", i cili zhvillohet në mes të fushave të shndritshme të dëborës, është shumë interesant! Ose “Foto me Jukin”, i cili është xhiruar sërish në fshat, por i prezantuar në mënyrë tjetër. Më pëlqejnë filmat që theksojnë mesazhin e përgjithshëm njerëzor, jo aq atë rajonal”, thotë Ellzhana Popova. Dhe shton se në Bullgari ka një nivel jashtëzakonisht të lartë të teatrit, kinemasë, muzikës dhe letërsisë dhe shpreson se kultura bullgare do të njihet dhe vlerësohet gjithnjë e më shumë jashtë kufijve të vendit tonë..
Lexoni më shumë:
Video: Veneta NikollovaFoto: Stopkadër
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..
Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..
Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..