Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti apelon në gjykatë për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues

Presidenti Rumen Radev
Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që vendimet e Kuvendit Popullor për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues të shpallen jokushtetuese. Në arsyetimin e tij, presidenti kujton se Kushtetuta e detyron parlamentin që kur zgjedh anëtarët e organeve të respektojë parimet e hapjes, transparencës, publicitetit dhe justifikimit për të garantuar pavarësinë e tyre. Sipas kreut të shtetit, këto parime janë shkelur, gjë që përbën rrezik për autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, njoftoi qendra e shtypit e Presidencës. Bëhet fjalë për zgjedhjen e Desisllava Atanasovës, kryetare shumëvjeçare e grupit parlamentar të GERB-SDS-së, e cila mori pjesë në miratimin e qindra ligjeve, dhe ish-gjyqtarit të Gjykatës Supreme të Kasacionit, Borisllav Bellazellkov, të propozuar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), si gjyqtarë kushtetues nga kuota e parlamentit javën e kaluar.

Ndërkaq, katërmbëdhjetë kolegjiumet e avokatëve në vend i kërkuan Kuvendit të anulojë vendimin për zgjedhjen e Atanasovës dhe Bellazellkovit, raporton “Evropa e Lirë”. Sipas këshillave të avokatisë, gjatë zgjedhjeve ligjet janë respektuar në mënyrë formale, pasi dy aplikimet janë dorëzuar në momentin e fundit pa diskutim publik. Ata theksojnë se Atanasova nuk ka përvojë si magjistrate, për një kohë të shkurtër ka qenë konsulente juridike në një klinikë psikiatrike.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..

botuar më 25-10-02 7.40.MD
Borisllav Sarafov

Gjykata e Lartë e Kasacionit shkarkoi Borisllav Sarafovin si prokuror i përgjithshëm në detyrë

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..

botuar më 25-10-02 6.07.MD
Rosen Zheljazkov

Më shumë se 75% rënie e tentativave për kalim të paligjshëm të kufirit turko-bullgar

Bullgaria ruan kufijtë evropianë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe të suksesshme. Në krahasim me vitin 2024, tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit bullgaro-turk u ulën me mbi 75%. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në Kopenhagë,..

botuar më 25-10-02 4.42.MD