Kompania e aseteve digjitale “Nexo” ka ngritur padi kundër Bullgarisë për mbi 3 miliardë dollarë, njoftoi BTA. “Nexo” shpjegon se "shuma e kërkuar përcaktohet nga dëmet e konsiderueshme materiale dhe të reputacionit që rezultojnë nga veprimet e autoriteteve shtetërore gjatë hetimit represiv të përfunduar tashmë ndaj kompanisë, punonjësve dhe menaxherëve të saj".
Kujtojmë se një vit më parë - më 12 janar, autoritetet e zbatimit të ligjit kryen një operacion kundër kriptobankës “Nexo”, dhe katër persona u akuzuan. Ata u hetuan për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup të organizuar kriminal me qëllim pastrim parash, krime tatimore, mashtrim kompjuterik dhe veprimtari bankare të palicencuar brenda dhe jashtë vendit që nga viti 2018. Prokuroria e Qytetit të Sofjes pushoi procedimin penal kundër “Nexo” më 22 dhjetor 2023 për mungesë provash të mjaftueshme për veprën penale të kryer.Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..