Nikollaj-Tomas Georgiev fitoi medaljen e artë në një nga garat prestigjioze të shpatës për kadetë, meshkuj dhe femra, Riposta Cup në Bukuresht (Rumani), njoftoi Federata Bullgare e Skermës. Në finale, skermisti ynë mundi Thomas Billod nga Franca me 15:11 dhe fitoi medaljen e artë.
Në garën ekipore të kadetëve, ekipi i parë i Bullgarisë i përbërë nga Maja Antonova, Ralica Gaxheva, Natali Mishineva dhe Viktoria Vitliemova fitoi medaljet e bronzta pasi mposhti Azerbajxhanin me rezultat 45:32 në ndeshjen për medalje bronzi.Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..