Nikollaj-Tomas Georgiev fitoi medaljen e artë në një nga garat prestigjioze të shpatës për kadetë, meshkuj dhe femra, Riposta Cup në Bukuresht (Rumani), njoftoi Federata Bullgare e Skermës. Në finale, skermisti ynë mundi Thomas Billod nga Franca me 15:11 dhe fitoi medaljen e artë.
Në garën ekipore të kadetëve, ekipi i parë i Bullgarisë i përbërë nga Maja Antonova, Ralica Gaxheva, Natali Mishineva dhe Viktoria Vitliemova fitoi medaljet e bronzta pasi mposhti Azerbajxhanin me rezultat 45:32 në ndeshjen për medalje bronzi.Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..