Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

BE me iniciativë kundër trafikut të drogës përmes porteve

Bashkimi Evropian ka nisur një partneritet publik-privat të autoriteteve të porteve që synon të harmonizojë masat e sigurisë dhe të përmirësojë shkëmbimin e informacionit për të ndihmuar në trajtimin e trafikut të drogës, kontrabandës dhe krimit të organizuar. Në portin belg të Antwerpen, ku policia sekuestroi një rekord prej 121 tonësh kokainë vitin e kaluar, Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson tha se burimi kryesor i të ardhurave për krimin e organizuar në Evropë ishte trafiku i drogës.

Nisma filloi në portin belg të Antwerpen-it, i cili besohet të jetë pika më e madhe e hyrjes së kokainës në Evropë. Në këtë aktivitet morën pjesë ministra të brendshëm dhe përfaqësues të 16 porteve evropiane, si dhe organizata që punojnë në fushën e transportit detar. Gjysma e vrasjeve në Bashkimin Evropian lidhen me trafikun e drogës, ndërsa rrjetet kriminale depërtojnë në ekonominë evropiane, paralajmëroi Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson, duke shtuar se duhet krijuar një rrjet për të luftuar rrjetin kriminal:

Ylva Johansson

Grupet kriminale konkurruese punojnë së bashku në organizimin dhe dërgimin e ngarkesave të mëdha nga njëra anë e Atlantikut, duke i rishpërndarë ato në anën tjetër, këtu në Evropë.Ne po bashkojmë forcat për të ndaluar grupet kriminale që hyjnë në portet tona me ryshfet, korrupsion dhe kërcënime, pasi është shumë e vështirë të fitosh akses fizik në porte dhe të heqësh drogën nga kontejnerët. Kjo është arsyeja se pse ata kanë nevojë për ndihmë nga brenda”.

Dhuna, kërcënimet, zhvatja, ryshfeti dhe detyrimi janë të pranishme në të gjitha portet kryesore të Evropës, ku mafiozët vendas përpiqen në çdo mënyrë të ruajnë ndikimin e tyre në biznesin fitimprurës të paligjshëm dhe të kapin në dorë dërgesat e drogës përmes dokerëve, punonjësve në porte, shoferëve të kamionëve dhe punonjësve të doganave dhe policisë. Të tilla janë grupet kriminale në Holandë me rrënjë marokene, në Belgjikë - me lidhje me qarqet mafioze shqiptare dhe italiane. Dërgesat e kokainës të zbuluara në portin e Antwerpen-it po rriten çdo vit, duke konfirmuar pohimet se kokaina nga Amerika Latine po vërshon tregun evropian, ndërsa qyteti belg shpesh është skena e dhunës midis bandave kriminale që "luftojnë" njëra-tjetrën për kontrollin mbi tregtinë fitimprurëse ilegale.

Qëllimi i Shoqatës së Autoriteteve të Porteve është gjetja e mjeteve për të shkëmbyer praktikat e mira mes porteve dhe autoriteteve.Për shembull, krijimi i një 'linje të nxehtë' anonime në rast të një situate të pazakontë të zbuluar nga një anëtar i një ekipi, në mënyrë që kriminelët të ndalohen sa më shpejt të jetë e mundur", tha ministrja e brendshme belge, Annelies Verlinden.

Annelies Verlinden

70 për qind e të gjitha drogave të zbuluara në Bashkimin Europian ndodhen në portet europiane, gjë që kërkon më shumë bashkëpunim jo vetëm mes policisë dhe shërbimeve doganore, por edhe me operatorët privatë të portit.Aleanca e krijuar rishtazi synon të forcojë ndarjen e informacionit dhe modelet e suksesshme të punës, duke hartuar rrugët nëpër të cilat kalojnë flukset e drogës dhe duke zbuluar bandat kriminale.200 milionë euro janë caktuar për të ndihmuar shërbimet doganore të Bashkimit Evropian.Partneriteti përfshin gjithashtu Eurojust dhe Europol.

Si do ta ndihmonte iniciativa e re evropiane punën dhe sigurinë e porteve bullgare - pyetja është për Tihomir Bezllov - analist i lartë në Qendrën për Studimin e Demokracisë.

Tihomir Bezllov

Evropa në dekadat e fundit, veçanërisht vitet e fundit, është dëshmitare e një fluksi kokaine. Ka pasur një rritje të madhe të konfiskimeve të kokainës, të cilat janë mbi 300 tonë në vit dhe në rritje. Iniciativa “Aleanca e Porteve të Bashkimit Evropian” u njoftua në Antwerpen jo rastësisht, pasi vitin e kaluar aty u kapën 120 tonë kokainë. Në portet më të mëdha si Antwerpen, Roterdam, që është më i madhi, Hamburgu, ka pasur një rritje vërtet të madhe të sasisë së kokainës së kapur. Ajo që është alarmante dhe shkakton shqetësim serioz është se këto të ardhura të mëdha që krimi i organizuar po bën nga kontrabanda e kokainës po krijojnë në fakt diçka që nuk ekzistonte në Evropën Perëndimore, në këto qytete, një valë të madhe dhune dhe një rritje shumë të dukshme të krimit të organizuar, veçanërisht grupet marokene, afrikano-veriore, kolumbiane që po bëjnë luftëra të vogla në këto qytete për të ardhurat. Sa i përket Bullgarisë, ne nuk e kemi këtë problem, sepse jemi larg tregjeve kryesore të konsumit në Evropën Perëndimore. Por rreziku tjetër për Bullgarinë, i cili komentohet nga shërbimet policore në Evropën Perëndimore, ka të bëjë me kompanitë bullgare të transportit, kryesisht kompanitë e mëdha bullgare që kanë shumë kamionë që kryejnë transport në Evropën Perëndimore. Ajo që shihet nga hetimet e ndryshme është pikërisht lidhja mes këtyre sindikatave kriminale marokene, kolumbiane që përdorin kompanitë bullgare të transportit. Ne pamë incidentin e fundit të madh me një anije bullgare në Irlandë. Mendoj se kjo iniciativë do të mundësonte një kontroll më të mirë të kompanive bullgare dhe shmangien e incidenteve si ai në Irlandë, të cilat realisht sjellin shumë dëme për pronarët”.

Sa efektive janë rregulloret evropiane për portet që zbaton Bullgaria në luftën kundër kontrabandës, çfarë tjetër duhet përmirësuar në nivel evropian?

“Evropa është bërë tregu më i madh për kokainën, duke kaluar Shtetet e Bashkuara.Problemi kryesor i Evropës është se ajo nuk ka një strukturë të unifikuar policore të ngjashme me FBI-në.Një problem tjetër është infiltrimi i këtyre strukturave kriminale, përfshirë policinë dhe shërbimet doganore, dhe për mendimin tim, në këtë drejtim, Bullgaria ka shumë për të mësuar, për të fituar si përvojë. Në rastin e Bullgarisë, një shembull pozitiv janë disa raste të heroinës së zbuluar në portet bullgare dhe që në fakt kanë çuar në faktin se këto kanale të kontrabandës së heroinës kanë filluar të shmangin portet bullgare”.


Nisma “Aleanca e Porteve të BE-së bën thirrje për bashkëpunim midis sektorit privat, doganave dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit - a është ky qëllim shumë ambicioz, deri në çfarë mase është i realizueshëm dhe a ka shembuj të ngjashëm të suksesshëm - në BE apo në Bullgari?

Duhet të shohim se çfarë instrumentesh konkrete do të ofrohen, pra cili do të jetë përfitimi për kompanitë private, cilat janë mekanizmat e bashkëpunimit.Tani për tani është thjesht një eksperiment.Do të shohim se cilat janë idetë konkrete, për momentin ka vetëm një njoftim politik për këtë Aleancë.”

Një temë me interes të madh publik është hyrja e Bullgarisë në Shengen dhe nga uji pas 31 marsit. Kur flasim për transportin tregtar dhe luftën kundër kontrabandës - a sjell me vete hyrja jonë në Shengen masa të reja në këtë drejtim dhe cilat janë ato, a do të bëhen më të sigurta portet bullgare?

Ne kemi shumë pak trafik nëpër portet që janë të lidhura me Shengenin, jemi larg trafikut të madh që ka në Evropë, kështu që ndryshe nga transporti ajror, nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim të madh.

Duke parë Bashkimin Evropian në tërësi - cilat janë mënyrat dhe taktikat e përdorura nga organizatat kriminale për të importuar drogë në bllok, dhe ku është Bullgaria në këtë proces - a bashkëpunon me partnerët e saj evropianë dhe anasjelltas a merr ekspertizë prej tyre?

“Ajo që ndryshoi me kalimin e kohës ishte se fillimisht kanalet kryesore të kontrabandës kalonin nëpër Spanjë për shkak të kontakteve të Spanjës me Amerikën Latine, veçanërisht Kolumbinë, Perunë, Brazilin – nga vinte kokaina. Ajo që ndodhi më pas ishte që trafiku u zhvendos në portet më të mëdha sepse autoritetet e porteve mund të inspektojnë një përqindje shumë të vogël të kontejnerëve, të ngarkesave dhe ka mundësi më të mëdha për t’u fshehur dërgesat. Bullgaria nuk e ka këtë problem, sepse ne thjesht nuk kemi një vëllim të tillë të trafikut të mallrave nëpër portet tona. Duhet një resurs kontrolli, njerëz cilësorë që nuk janë rekrutuar nga krimi i organizuardhe kontroll i këtyre njerëzve.”

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: France Presse, ЕPA/BGNES, Savina Spasova, Reuters



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD