Bullgaria dhe Turqia po krijojnë një grup ekspertësh "Energjia dhe Klima", puna e të cilit do të drejtohet nga ministritë e punëve të jashtme të të dy vendeve. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel pas një bisede me ministrin e jashtëm turk Hakan Fidan, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Sofje.
"Bullgaria gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Turqisë," vuri në dukje Gabriel. “Bullgaria, e cila me pozicionin e saj gjeografik ka një rëndësi të madhe për projektet e transportit dhe energjisë, është një fqinj i besueshëm dhe një aleat i fortë i Turqisë”, theksoi i ftuari i cituar nga BGNES. Fidan theksoi se tregtia midis Bullgarisë dhe Turqisë ka kaluar 7 miliardë dollarë dhe synimi është të kalojë 10 miliardë, transmetoi BTA. Ministri i jashtëm turk theksoi se Turqia pothuajse të gjitha eksportet e saj drejt Evropës i kryen përmes Bullgarisë dhe se nga këtu kalon rruga kryesore për qytetarët turq që jetojnë në Evropë. Fidan gjithashtu theksoi se popullsia etnike turke në Bullgari është shumë e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..