Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefan Stambollov dhe politika e çështjes maqedonase në fund të shekullit XIX

Pse “modernizuesi i Bullgarisë” nuk lejoi krijimin e një organizate revolucionare në Maqedoni?

Stefan Stambollov (1854-1895)
Foto: arkiva

Në episodin 160 të podkastit "Korridori 8" i gazetarëve Atanas Veliçkov dhe Dr. Georgi Stankov, i ftuar ishte ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski. Për më shumë se dy orë e gjysmë, audienca bënte pyetje në internet. Georgievski kritikoi punën e pafrytshme trevjeçare të komisionit historik, i cili duhet të qartësojë çështjet kontraverse mes dy vendeve dhe propozoi që takimet e tyre të jenë të hapura për qytetarët e të dy vendeve. Është fakt se edhe sot e kësaj dite ka presion mbi njerëzit që deklarojnë vetëdije bullgare në Maqedoninë e Veriut - theksoi Georgievski dhe insistoi në një politikë kundër stigmatizimit të tillë të bullgarëve maqedonas. Nga ana tjetër, ai e cilësoi veton e Bullgarisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE si një politikë dritëshkurtër. Për shumë nga problemet dypalëshe sot, ish-kryeministri maqedonas i kërkon rrënjët në të kaluarën, duke u kthyer në gjysmën e parë të shekullit të 20-të e më tej, me sqarimin se kjo ka qenë politikë bullgare që nga koha e kryeministrit Stefan Stambollov.

Rreth 170 vjetorit nga lindja e Stefan Stambollovit, është mirë të kujtojmë se cila ishte politika e ndërtuesit të Bullgarisë moderne për çështjen maqedonase në fund të shekullit të 19-të. Si një ish kacak dhe revolucionar, pjesëmarrës aktiv në tre kryengritje për çlirimin nga sundimi pesë shekullor osman – kryengritja në Stara Zagora (1875),kryengritja e Prillit (1876) dhe ajo e Kresna-Razllogut (1878/79), Stambollov është i vetëdijshëm për mundësitë e veprimtarisë revolucionare bullgare. Ai e di shumë mirë se sa lehtë mund të përdoret nga Fuqitë e Mëdha për interesat e tyre private dhe veprimet hibride në Ballkan. Në prani të shtetit bullgar, Stambollov beson se vetëm ai është faktor politik i përgjegjshëm dhe legjitim.

Kuadri i politikës së jashtme në të cilin vepronte "diktatori", siç quhej Stambollovi nga armiqtë e tij, ishte Traktati i Berlinit i vitit 1878. Me çmimin e përcarjes të tokave etnike bullgare, ai siguroi paqen në Ballkan deri në vitin 1912. Maqedonia ishte lënë në kuadër të Perandorisë Osmane, por traktati parashikon mundësinë e reformave dhe autonomisë në tre vilajetet e banuara nga bullgarët – Shkupi, Manastiri dhe Selaniku.

Monumenti i Stefan Stambollovit në qendër të Sofjes

Për shkak të ndërhyrjes së ashpër ruse në politikën bullgare pas Bashkimit në 1885, Sofja dhe Petersburgu janë në një luftë diplomatike dhe hibride. Stambollovi pa se Serbia, nën presionin e Austro-Hungarisë dhe e mbështetur nga Rusia, kishte lëvizur drejt Maqedonisë. E presionuar nga Anglia dhe Turqia, edhe Greqia i drejtohet Maqedonisë. Për të përmirësuar gjendjen e bullgarëve në rajon dhe për t'i mbrojtur ata nga propaganda greke dhe serbe, kryeministri bullgar shpreson për marrëdhënie të mira me Portën e Lartë. Ai përpiqet të zgjerojë mundësitë arsimore të ekzarkisë bullgare në Stamboll, duke emëruar mitropolitë bullgarë dhe duke hapur shkolla bullgare në Maqedoni.

Gjatë tre kryengritjeve antiosmane në të cilat mori pjesë dhe u përpoq të drejtonte, Stambollov personalisht vuajti zotimin e Vasill Levskit se me popullin nuk duhet të luhet sa i përket revolucionit. Sa ishte kryeministër nuk lejoi krijimin e komiteteve revolucionare dhe konspiracioneve. Prandaj, Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase dhe Adrinopojase (VMORO) u krijua vetëm në vitin 1893 nga mësuesit bullgarë në gjimnazin e Selanikut. Organizata në veprimtarinë e saj të ardhshme për çlirimin e bullgarëve në Maqedoni, jozyrtarisht dhe me shumë kontradikta të brendshme do t'i bashkërendonte veprimet e saj me shtetin bullgar. Këto kontradikta çojnë në grindje të brendshme në VMORO dhe e dobësuan kauzën bullgare në Maqedoni.

"Historia e Maqedonisë është pjesa më romantike e historisë së Bullgarisë". Kështu i është përgjigjur presidenti Petar Stojanov pyetjes provokuese të një deputeti maqedonas më 27 prill 1997 në Strasburg në Pallatin e Evropës para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. "Fraza nuk ishte e menduar më parë... Romantike, sepse kur fillon lëvizja çetnike, e gjithë Bullgaria e di për këtë. Kjo është kryengritja jonë e dytë e prillit. Ne bullgarët nuk mund ta heqim qafe këtë faqe të historisë sonë," shpjegon Stojanov vite më vonë për BNT. Fatkeqësisht, Maqedonia është gjithashtu faqja më tragjike në historinë bullgare. Pjesë e kësaj tragjedie është se në 1895 Stefan Stambollovit, burrë shteti që emancipoi dhe modernizoi Bullgarinë e pasçlirimit, iu pre koka në qendër të Sofjes. Atë e bënë bullgarët  maqedonas me në krye terroristin profesionist nga Resen, Naum Tjufekçiev.

Foto: BTA, arkiva

Përgtaiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD