Pas gati dhjetë vitesh ndërprerje, në fund të vitit 2023, grupi “Fandango” përfundoi albumin e tyre të ri, të katërt, të titulluar "Si shpendët". Ka kohë që po punohet mbi të. Grupi e konsideron atë si “The Best për Fandango” në 8-9 vitet e fundit - ka këngë të krijuara vite më parë dhe të përhapura në tregun muzikor si single, por edhe të tilla që janë krijuar para vetëm 2 muajsh dhe janë krejtësisht të panjohura. Prandaj, muzika në të është shumë e larmishme, siç na siguron frontmeni i grupit Hristo Stefanov:
"Ne e mbajmë melodinë, në stilin e “Fandango”, por në vetë albumin ka shumë këngë të ndryshme. Ai është kaq i larmishëm, se madje ka një këngë popullore – “Thërriti Nikolla”, e realizuar sipas mënyrës sonë të këndimit”.
Në album janë përfshirë dy duete me Silvi Milen, gruan e Hristo Stefanov. Ai na tregoi më shumë hollësi edhe për këngën më te re “Atila”:
"Atila" është një këngë në një stil që nuk e kemi luajtur kurrë, madje nuk mund ta përcaktoj se çfarë është - a është etnorock... Por gjëja më interesante është seajo i është kushtuar një teme historike - nuk kemi bërë gjëra të tilla deri tani. Kënga lavdëron udhëheqësin legjendar Atila. Unë jam shumë i pasionuar pas historisë së lashtë bullgare dhe meqë nga hulumtimet e fundit rezulton se Atila është mjaft i lidhur me historinë e lashtë bullgare, vendosa të bëj një këngë kushtuar atij”, shpjegon Hristo Stefanov.
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..