Në renditjen botërore të publikuar sot, Grigor Dimitrov ruan vendin e tij te meshkujt, ndërsa Viktorija Tomova u ngjit me një pozicion.
Me një aktiv prej 2785 pikësh, Dimitrov është sërish i 13-ti dhe këtë javë rikthehet në fushën e turneut ATP 250 në sallë në Marsejë. Grigor Diitrov është i renditur i dyti dhe do të pushojë në raundin e parë.
Dimitër Kuzmanov është numri 225 dhe do të marrë pjesë në garën e serive Challenger në sallë në Notingam. Në Notingam do të luajë edhe Adrian Andreev, i cili humbi tetë vende dhe tani është i 269-ti.
Te femrat, Victorija Tomova është në pozitën e 64-të dhe sot në mëngjes filloi pjesëmarrjen në turneun WTA në Kluzh-Napola (Rumani), në ambiente të mbyllura.
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...