Një operacion i specializuar është duke u zhvilluar në godinën e Drejtorisë kryesore për Luftimin e kundër Kriminalitetit të Organizuar pas raportimit për aktivitet spiunazhi, e informuan Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA) nga prokuroria. Bëhet fjalë për një punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u ka dërguar informacione në mënyrë elektronike personave të lidhur me Rusinë.
Sipas një burimi të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), bëhet fjalë për një grua që i ka eksportuar informacione të klasifikuara një ish-punonjëse të Ambasadës ruse në vendin tonë, e cila është shpallur persona non grata.
Veprimtaritë hetimore vijojnë me kontrollet në adresa të ndryshme. Ndërkohë, Nova TV raportoi se një aksion me akuzën e spiunazhit ka nisur edhe në Agjencinë Shtetërore “Siguria Kombëtare.
Ndërkohë, në Plovdiv, kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Zhivko Kocev, konfirmoi informacionin për një spiun të ndaluar në sistemin e MPB-së.Sipas tij, punonjësi ka qenë në vëzhgim prej disa muajsh.Ndërtimi i njësive të 7 dhe të 8 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”është një hap kyç drejt garantimit të sigurisë energjetike të Bullgarisë. Ky qëndrim u shpreh nga kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me një delegacion nga Hyundai..
Ndërtimi i njësive 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj” është strategjikisht i rëndësishëm për Bullgarinë, tha kreu i GERB dhe kryetari i grupit parlamentar të partisë, Bojko Borisov. Borisov, së bashku me Ministrin e Energjisë Zheço Stankov..
Bullgaria mund të jetë një partner strategjik i Japonisë për rajonin e Evropës Lindore dhe Qendrore, tha presidenti Rumen Radev. Ai u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në mëngjesin e biznesit të organizuar nga Shoqata e Bizneseve Japoneze-Bullgare..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..