Gjatë gjithë muajit shkurt nuk ka vende për akomodim në Bansko, informoi korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Turistët janë nga disa kontinente, duke përfshirë Izraelin, për shkak të Kupës Botërore të Skive për meshkuj që do të zhvillohet në fund të javës. Përveç kësaj, resorti ynë më i famshëm dimëror do të reklamohet në kanalin televiziv CNN Turk në segmentin më të ndjekur - parashikimin e motit. Kontrata u nënshkrua për tre muaj nga kryetari i Bashkimit të Biznesit të Turizmit, Malin Bistrin, i cili e bëri të ditur lajmin nga Stambolli, ku sot u hap një nga ekspozitat më të mëdha turistike në Evropë. “Ne marrim pjesë në të gjitha veprimtaritë e mundshme, që të dëgjohet emri i pushimores Bansko, që të dihet se është kryeqyteti dimëror jo vetëm i Ballkanit, por edhe i Evropës Lindore”, theksoi Bistrin. Korrespondentja shtoi, se pas prezantimit të suksesshëm në ekspozitat turistike në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe vendet skandinave, aktualisht përfaqësues të biznesit turistik nga Bansko ndodhen në Stamboll.
Natyra e pastër, rehati shtëpiake, ushqime të shijshme dhe emocione të llojllojshme - Momçillovci është një parajsë për adhuruesit e turizmit rural. Në kulmin e sezonit turistik, si gjatë dimrit, ashtu edhe gjatë verës, bujtinat dhe restorantet në..
Bullgarët po udhëtojnë gjithnjë e më aktivisht dhe po shpenzojnë më shumë para për udhëtime - si në destinacionet e afërta ashtu edhe në ato të largëta. Vitin e kaluar ata bënë rreth 9 milionë udhëtime jashtë vendit,dhe destinacionet më të njohura..
Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023. Megjithatë kohët e fundit qyteti ynë i Detit të Zi po zhvillohet edhe si një qendër kulturore, duke..