Jemi të gatshëm me pikat kryesore në memorandumin e ri që propozojmë ta nënshkruajmë me prodhuesit bujqësorë - i presim për të vazhduar bisedimet dhe për ta finalizuar marrëveshjen, njoftoi në një konferencë kryeministri Nikollaj Denkov. Sipas tij, synimi është zhbllokimi i procesit sa më shpejt që të jetë e mundur, gjë që do t’i japë mundësi kabinetit që të mbështesë prodhuesit e drithit që pësuan humbje. “Çdo ditë që kalon në protesta dhe bllokada, në vend të negociatave për përgatitjen e marrëveshjes dhe zbatimin e pikave të memorandumit të ri, na vonon nga momenti kur ata që kanë vërtet nevojë për këtë ndihmë mund ta marrin atë”, theksoi kryeministri.
Mëngjesin e sotëm, Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Drithërave, duke bashkuar një pjesë të madhe të të punësuarve në industri, nisi aksionet e protestës pa afat.
Protestat efektive të fermerëve bllokojnë të gjithë vendinPërfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..