Delegacioni bullgar, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zhelyazkov, i cili është duke bërë një vizitë në Ukrainë, u evakuua në orën 5:50 të mëngjesit të sotëm për shkak të sulmeve me raketa ruse, njoftoi BGNS. Më vonë agjencia BTA informoi se delegacioni u largua nga streha e bombave.
Bullgaria dënon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe i ofron mbështetje vendit në të gjitha dimensionet – politike, financiare, ushtarake dhe humanitare, tha dje Rosen Zheljazkov në Këshillin Suprem të Ukrainës. Ai shtoi se vendi ynë do të mbështesë Ukrainën aq sa duhet, duke kujtuar vendimet për furnizimin e pajisjeve të blinduara të transportit dhe municioneve për armët e vogla automatike, për trajnimin e paramedikëve ushtarakë ukrainas në vendin tonë.
Ne po diskutojmë seriozisht edhe rindërtimin e Ukrainës pas luftës, theksoi Kryetari i Kuvendit Popullor. Sipas tij, 80 kompani bullgare me aftësi të provuara në riparimin dhe ndërtimin e centraleve bërthamore dhe termocentraleve, rrjeteve të tensionit të lartë dhe infrastrukturës së gazit janë të gatshme të marrin pjesë në eliminimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni ushtarak i Rusisë, si dhe në rritjen e lidhjes infrastrukturore të vendit me BE-në.
Në kuadrin e vizitës së tij në Ukrainë, kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov pati takim edhe me kryeministrin Denis Shmigal. Ai theksoi mbështetjen e institucioneve bullgare për të 12 paketat e sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Rusisë. Zheljazkov tha gjithashtu se pala bullgare mbështet zhvillimin e "korridoreve të solidaritetit" që synojnë lehtësimin e eksportit të ushqimit nga Ukraina përmes rrugëve të ndryshme tokësore dhe detare.
Vizita e delegacionit bullgar kalon nën masa të shtuara sigurie.
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..