Një festë sportive për nder të mbajtëses së medaljes së vetme të artë olimpike në biatlon Ekaterina Dafovskës, organizon sot komuna e qytetit Çepellare. Gjatë këtij viti mbushen 26 vjet nga paraqitja e mrekullueshme e kampiones bullgare në Lojërat Olimpike në Nagano.
Shumë lojëra dhe gara presin vizitorët e qytetit të malit Rodopa. Programi do të hapet me mirëseardhjen e kampiones olimpike, kryebashkiakut Boran Haxhiev dhe snowboardistit më të mirë bullgar Radosllav Jankov. Pas kësaj parashikohen gara të ndryshme, zbritje me sajë dhe stafetë për fëmijë. Gjithashtu janë të planifikuara gara në ski dhe snowboard.
Një nga atraksionet do të jetë edhe demonstrimi i qitjes me pushkë laser, të cilën do ta bëjnë anëtarët e klubit sportiv “Rozhen Çepellare – 2016” me kryetare Ekaterina Dafovska.
Foto: arkiv, chepelare.org, arkiv personalKampioni i US Open, Ivan Ivanov, dhe nënkampioni i tij i të rinjve, Aleksandër Vasilev, janë pjesë e ekipit tonë të Kupës Davis për ndeshjen kundër Finlandës në Grupin Botëror I, raporton BTA. Tenistët bullgarë do të presin skandinavët në..
Bullgarët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev u kualifikuan zyrtarisht për turneun Masters të tetë tenistëve më të mirë në botë deri në moshën 18 vjeç. Turneu do të zhvillohet nga 22 deri më 26 tetor në Çëndu, Kinë. Tenistët do të ndahen në dy grupe..
Piloti bullgar Nikolla Collov fitoi titullin e nënkampionit në Formula 3 për sezonin 2025, pasi përfundoi i dyti në garën kryesore në Monza të dielën, më 7 shtator. "Ndihem fantastikisht - tha ai pas finales, cituar nga sportal.bg. - Ishte një vit i..