"Të jetë apo të mos jetë kultura vendase" - kjo ide është zhvilluar në një klip tre minutësh nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Shkencave Matematikore "Nikolla Obreshkov" në Kazanllëk në konkursin ImagineEU të Komisionit Evropian.
Nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë Kristian Petrov, Toma Tasev dhe Boris Iliev i përgjigjen thirrjes për të imagjinuar ndryshimin që duan të shohin në Bashkimin Evropian me një tregim për historinë dhe të tashmen e dy ndërtesave emblematike.
“Njëra prej tyre është “Shtëpia e Papazovit” në Kazanllëk, fasada e së cilës është rinovuar para disa vitesh”, thotë Kristian Petrov – Por sot është objekt vandalizmi – xhamat janë thyer, është mbushur me mbishkrime.
Ndërtesa i përkiste një familjeje të pasur kultivuesish dhe tregtarësh trëndafili, të cilët ishin marrë me arsimin bullgar para Çlirimit, por edhe me çështjet e lirisë. Më vonë atje u mbajtën takime diplomatike, u diskutua për bashkimin e Bullgarisë.
Ndërtesa tjetër është fabrika e tekstilit e dhuruar banorëve të Karllovos nga vëllezërit Evllogi dhe Hristo Georgievi, e cila ka të njëjtin fat jo të kënshëm. Ajo po shëmbet, pavarësisht se dikur ideja ishte që të gjitha paratë e fituara nga prodhimi të shkonin për arsimin vendas”.
Në mënyrë që historia të ringjallet përmes ndërtesave që e mbajnë atë, Kristiani, Tomai dhe Borisi propozojnë masa në nivel evropian.
“Një nga problemet më të spikatura është ai me pronësinë – thotë Kristian Petrov. - Edhe pse njerëzit që dikur ndërtuan këto ndërtesa ishin të pasur dhe fisnikë, trashëgimtarët e tyre jo gjithmonë ia dolën ta ruanin trashëgiminë. Kjo është arsyeja që të propozojmë një legjislacion të vetëm evropian, përmes të cilit, nga njëra anë, do të zgjidhen problemet me pronësinë dhe nga ana tjetër, vendet me trashëgiminë e tyre kulturore jashtë vendit të mund të ndërmarrin veprime për ta mbrojtur atë. Një shembull në këtë drejtim është shtypshkronja e Ljuben Karavellovit në Bukuresht – një ndërtesë që, për fat të keq, e kemi humbur”.
Masa e dytë që propozojnë gjimnazistët lidhet me shpërndarjen e arsyeshme të fondeve të dhëna nga Bashkimi Europian për restaurimin e objekteve me rëndësi historike. Kjo e fundit ndikon në qëndrimin e të gjithë neve ndaj kësaj trashëgimie kulturore.
“Kur një ndërtesë restaurohet, ajo duhet të përshtatet për të përmbushur nevojat tona si shoqëri dhe jo domosdoshmërisht të jetë muze”, vijon Kristiani. – Në të mund të ketë një aktivitet që t’i japë mundësi të mbajë veten, në mënyrë që të mos vijë përsëri në shkatërrim. Dhe qytetarët, duke parë një problem të tillë, duhet t'i mbrojnë këto objekte”.
Por pse ne e neglizhojmë trashëgiminë tonë historike dhe nuk ka asnjë reagim publik kur ndërtesat e vjetra dhe të bukura po rrëzohen?
“Kjo është një pyetje mjaft komplekse dhe, do të thosha, filozofike, sepse lidhet me qëndrimin tonë të përgjithshëm ndaj gjithçkaje që na rrethon – përgjigjet Kristian Petrov. - Neglizhenca mund të shihet kudo – duket sikur në jetën tonë të përditshme jemi të zhytur në gjërat e rëndomta dhe nuk vemë re atë që me të vërtetë ka vlerë. Dhe në shumë raste kjo është thjesht një ndërtesë pranë së cilës kalojmë pa e vënë re çdo ditë duke shkuar në shkollë ose në punë. Megjithatë, pas fasadës së saj ka histori dhe momente të vlefshme nga të cilat mund të mësojmë”.
Inkorporimi i refugjatëve në vendet që i strehuan, krijimi i një klubi debati me pjesëmarrjen e të rinjve nga kontinenti i vjetër, më shumë mundësi për udhëtime edukative - këto janë disa nga idetë e pjesëmarrësve të konkursit për të përmirësuar jetën në vendin e tyre. Kristian Petrov gjithashtu ka një vizion se si ta bëjë Bullgarinë një vend më të mirë për të jetuar.
“Kohët e fundit kam lexuar një studim mbi llojet kryesore të diskriminimit në nivel evropian dhe më ka bërë përshtypje i ashtuquajtur diskriminim për shkak të moshës - thotë ai. – Vihet re një ndjesiqë shoqëria u thotë të rinjve se asgjë nuk varet prej tyre, sado që dëgjojmë të kundërtën. Por, që të mos të jetë vetëm Bullgaria, por edhe shumë vende të tjera të jenë më të mira, është mirë që zëri i tyre të mos ndalet. E nisëm projektin tonë me mendimin e qartë se ka diçka më shumë se sa të shkruash dhe lexosh dhe kjo është kultura, pozicioni aktiv qytetar, në përgjithësi qëndrimi ndaj mjedisit që na rrethon”.
Foto: BTA, BGNES, BNR, Arkiva personaleData 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat e diellit - shpjegon drejtori i..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..