Emrat e turistëve të parë që "pushtuan" Vitoshën, pajisjet e tyre dhe rrugët e ngjitjes - me këto dhe shumë eksponate të tjera interesante, ekspozita "Turizmi në Vitosha - nga hapat e parë deri sot" tërheq vëmendjen e kryeqytetasve. Ajo është e e hapur në Muzeun Historik Rajonal - Sofje në formën e një ekspozite të përkohshme.
Historia e lëvizjes turistike fillon me idenë e pasçlirimit të intelektualëve të kryeqytetit për t'i parë malet si një vend për shëtitje dhe frymëzim. Rrëfimi vizual në ekspozitë ndjek zhvillimin e turizmit dhe shndërrimin e Vitoshës në një destinacion modern katër stinor.
Retrospektiva fizike e së kaluarës së Vitoshës përfshin gjithashtu veshje turistike, aksesorë për shëtitje malore, mostra dokumentesh, shenja të veçanta, certifikata e të tjera. Rrëfimi verbal i ekspozitës së Muzeut Historik Rajonal plotësohet me informacione për shpalljen e Vitoshës park natyror me dekret të Mbretit Boris III në vitin 1934. Ka të dhëna edhe për kronologjinë e ndërtesave të ngritura për strehim, çezmat dhe vendet e pushimit, rrugët e ndërtuara dhe shenjat e vendosura, shtëpitë e pushimit dhe hotelet. Pjesa dokumentare përfshin gjithashtu informacione për pjesën e teleferikëve, si dhe për pistat e skive të Vitoshës.
Foto: sofiahistorymuseum.bgPërpiloi: Gergana Mançeva
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru..
Deri më 2 shkurt, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gjuetisë "Jagd & Hund" në Dortmund të Gjermanisë, Bullgaria do të prezantohet me një rekord botëror trofe për një derr të egër nga Ferma Shtetërore e Gjuetisë "Kormisosh". Çdo vit, ngjarja mbledh së..
Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..