"Me ardhjen e radios, u shfaq një lloj i ri vepre - shfaqja në radio, shfaqja dëgjimore, siç e quajnë disa... Për shkrimtarin modern hapet një fushë krijuese në të cilën ai mund të shfaqë si dhunti, ashtu edhe zgjuarsi dhe mendjemprehtësi, të pangarkuara nga rekuizitat e rënda të skenës. Shkrimtarit i mbetet vetëm të gjejë ngjarjen, pesha e së cilës qëndron në dinamikën psikike, në ndikimin e fjalës dhe të shprehjes - të sinqertë dhe të lirë nga teatraliteti, nga përshkrueshmëria. Veprimi duhet të lindë dhe zhvillohet në moment, pa kthime të veçanta në të kaluarën ose devijime", shkruan Sirak Skitnik (1883 - 1943) – redaktori i parë i Radios Bullgare. Në kohën e tij, me transmetimin e shfaqjes "Ndihma me krahë" të Angell Karalijçev dhe Matvej Vëlev, u vendos fillimi i radio-teatrit në vendin tonë.
Arsyeja e krijimit të saj është vërtet interesante. Në vitin 1937, revista "Aviator" shpalli "konkursin për të shkruar një radio drama me një subjekt aviacioni". U aplikuan 11 tekste dhe çmimi i parë i Drejtorisë së Aviacionit shkoi për "Mbrëmjen e Pashkëve" nga Angell Karalijçev dhe Matvej Vëlev. Pjesa, e cila mori çmimin e parë, u transmetua drejtpërdrejt me titullin "Ndihma me krahë" në Radio Varna më 26 dhjetor të vitit 1938, me 3 akte dhe 12 aktorë.
75 vjet më vonë, në vitin 2014, shfaqja u vu sërish në skenë – këtë herë në skenën e Studios së Parë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Në realizim morën pjesë dhjetëra miq të radio-teatrit - kujton producentja kryesore e Radio Teatrit të Radios Kombëtare Bullgare, Daniella Manollova. Rolin e drejtuesit të shfaqjes e realizoi gazetari Asen Grigorov. Për këtë ngjarje Daniella kujton:
“Ky gazetar bëri një punë të shkëlqyeshme, ne kishim ftuar edhe zjarrfikës në audiencë, dhe ai po zhvillonte një dialog me ta dhe me shikuesit dhe dëgjuesit e tjerë të pjesës. Në të njëjtën kohë po funksiononte multimedia, në të cilën kishim marrë, vështirë për të gjetur, foto të vjetra të aeroplanëve që ishin në aeroporte në Bullgari dhe modele të ndryshme të avionëve të asaj kohe, si dhe foto shumë të vjetra të minierave në Bullgari në atë kohë, sepse veprimi zhvillohej në një minierë. Kishte një shembje, kishte një rrezik për jetën e shumë njerëzve dhe i gjithë ky veprim ishte i mundur të rikrijohej përmes efekteve zanore që u bënë drejtpërdrejt në skenë.”
Aktori i dashur i brezave të tëra bullgarësh - Icko Finci, i cili vitin e kaluar mbushi 90 vjeç, është një nga dëgjuesit e parë të radio-teatrit bullgar.
"Gjëja e parë që më lidh me radio-teatrin është dëgjimi. Më kujtohet se si fëmijë dëgjova në radio aktorin Nikolla Ballabanov dhe më bënte shumë përshtypje se si ai tregonte histori, si i imitonte kafshët. Ndoshta edhe prindërit më kanë inkurajuar dhe më kanë lënë të dëgjoj” - tregon ai.
Më vonë, si student dhe si aktor, Finci u rikthye sërish në radio, tashmë si pjesëmarrës në teatrin e radios:
"Ndodhi që në fakt mora pjesë në mjaft shfaqje - si për fëmijë ashtu edhe për të rritur. Më kujtohet atmosfera dhe mënyra e punës. Më ndodhte që të shkoja paraprakisht për ta marrë shfaqjen për ta lexuar në shtëpi, por shumë shpesh shkoja në Radio, e merrja atje dhe e bëja prova në korridor, siç bënim shpesh të gjithë ne që merrnim pjesë” - kujton aktori.
Sot, Fondi i Artë dhe Arkivi Zanor i Radios Kombëtare Bullgare ruajnë 4000 shfaqje radiofonike dhe dramatizime, të cilat po digjitalizohen gradualisht. Digjitalizimi i shfaqjeve radiofonike tashmë të regjistruara është një mundësi që BNR të tërheqë interesin e të rinjve ndaj përmbajtjeve audio, nga të cilat është prodhuesi i vetëm në vendin tonë.
“Ne kishim edhe një projekt të konsideruar shumë seriozisht për një platformë të veçantë për radio-teatrin ku mund të ngarkoheshin incizime dhe lexime si dokumentare ashtu edhe artistike. Për mendimin tim është çështje e strategjisë së përgjithshme të kemi mbështetjen e BNR si menaxhment për të realizuar këtë projekt”- është e bindur Daniella Manollova.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay, Facebook /Redaksia e Referencës BNR, BGNES
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..