Sot, kur radioja hyn në shekullin e saj të dytë "në shërbim të njerëzimit", radiostacione nga të gjitha kontinentet i bashkohen Ditës Botërore të Radios 13 shkurt nën moton "Radioja: një shekull informon, argëton dhe edukon".
Për të njëmbëdhjetin vit radhazi, data e shpallur nga UNESCO si Dita Botërore e Radios bëhet një rast për t'i kushtuar vëmendje vlerës unike të kësaj medie, e cila vazhdon të gëzojë besimin më të madh të auditorit dhe tek e cila gama më e gjerë e njerëzve në mbarë botën kanë akses falas. Në të njëjtën kohë, radioja vazhdon të inovojë dhe të adoptojë forma dhe mënyra të reja teknologjike për të arritur auditorin.
Në Ditën Botërore të Radios, UNESCO, Bashkimi Evropian i Radios dhe Televizionit, Shoqata Evropiane e Radio-Stacioneve Tregtare dhe organizata të tjera mediatike dhe shoqata profesionale kujtojnë nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, në të cilin theksohet: "Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo liri përfshin të drejtën për të mbajtur pa pengesa bindjet si dhe për të kërkuar, për të marrë dhe për të dhënë informacion dhe ide me çdo mjet dhe pavarësisht nga kufijtë kombëtarë". Organizatat bëjnë një thirrje, së cilës i bashkohet edhe Radioja Kombëtare Bullgare:
"Në Ditën Botërore të Radios në vitin 2024, ne shënojmë 100 vjetorin e radios - një periudhë në të cilën ajo u bë media që është padyshim më afërt zemrave dhe mendjeve të njerëzve në të gjitha anët e botës. Një shekull radioja jonë informon, argëton dhe edukon, duke plotësuar nevojën tonë për të qenë të informuar dhe duke na ndihmuar të marrim vendime, si në jetën e përditshme ashtu edhe në momentet e krizës. Gjatë shekullit të kaluar, radioja është provuar të jetë një faktor vendimtar në ruajtjen e lirisë së fjalës dhe shpesh është e vetmja media, e cila nuk pushon së punuara gjatë fatkeqësive, aksidenteve dhe emergjencave.
Sondazhet tregojnë se radioja gëzon besimin më të madh te shoqëria, ku shumica e qytetarëve e vendosin atë përpara televizionit, internetit, rrjeteve sociale apo shtypit. Radioja është media më e aksesueshme dhe është në interesin e madh të shoqërisë ta mbajë atë siç është.
Ne besojmë se në mënyrë që radioja të mbetet lehtësisht e aksesueshme për të gjithë njerëzit, kudo dhe pavarësisht se si ata e dëgjojnë atë, ne duhet të vazhdojmë të përdorim rrjetet e transmetimit tokësor, si dhe analoge dhe digjitale, duke promovuar në të njëjtën kohë radion online, e cila është po aq demokratike dhe e hapur.
Informacioni është një e mirë publike dhe një burim i përbashkët për të gjithë njerëzimin. Radioja ka vendin e saj në transformimin digjital të ekosistemit të informacionit, duke plotësuar internetin dhe platformat digjitale.
Ne u bëjmë thirrje qeverive, rregullatorëve të medias, industrisë së teknologjisë dhe të automobilave dhe të gjithë anëtarëve të komunitetit global të radios që të ndërmarrin veprime për të siguruar që radioja të vazhdojë të lulëzojë duke u dhënë akses të lirë dhe të pakufizuar opinioneve pluraliste dhe lajmeve të verifikuara dhe duke ndihmuar komunitetet e ndryshme dhe grupet e pakicave për të marrë informacion dhe për të marrë pjesë në proceset demokratike.
Radioja duhet të mbetet e aksesueshme për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga mundësitë e tyre financiare apo rrethanat e jetës.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..