Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1155 vjet më parë Shën Kirili Filozof vdiq në Romë

Shën Kirill filozof
Foto: arkiv

Më 14 shkurt, Kisha Ortodokse Bullgare përkujton Fjetjen e Shën Kirilit Sllavobullgar - shkencëtar, teolog, edukator, krijues i alfabetit të parë sllav dhe një nga figurat më të ndritura të Evropës Mesjetare. I lindur në Selanik në vitin 827 me emrin laik Konstantin, ai tregoi një talent mbresëlënës në të mësuar. Ai u diplomua në Shkollën prestigjioze e Magnaurit në Kostandinopojë, ku mbeti mësues dhe u quajt me respekt Konstantin Filozof. Perandorët bizantinë e përcollën atë së bashku me vëllain e tij Metodij në një sërë udhëtimesh diplomatike dhe misionare te arabët, hazarët dhe alanët. Dy vëllezërit krijuan alfabetin glagolitik, alfabetin e parë sllav dhe filluan përkthimin e librave liturgjikë.

Gjatë misioneve në Moravinë e Madhe dhe Panoninë, të dy përhapën krishterimin midis sllavëve atje. Misioni i fundit i dy vëllezërve ishte në Romë në vitin 867. Ata u pritën personalisht nga Papa Adriani II dhe gjatë misionit të gjatë 14 mujor, ai bekoi përkthimet sllave si të barabarta në shërbimin e greqishtes dhe latinishtes. I rraskapitur nga udhëtimet e mundimshme, Shën Konstantin u sëmur dhe vdiq në Romë më 14 shkurt të vitit 869, në moshën 42 vjeçare.  Me kërkesë të vëllait të tij, ai u varros në Bazilikën e San Klemente.

Vëllezërit u kanonizuan nga kisha ortodokse dhe katolike si shenjtorë dhe apostuj të barabartë. Në vitin 1980, Papa Gjon Pali II i shpalli ata Patronë të Evropës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD