Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria - 88 vjet

Kur BNR fliste polonisht

Radio Bullgaria është në kërkim të regjistrimeve të vjetra të transmetimeve të saj

9
Godina e „Radio Sofjes“
Foto: arkiva BNR

Sot programi i gjuhëve të huaja të BNR - "Radio Bulgaria" - "flet" në 11 gjuhë. Me kalimin e viteve disa janë shtuar, të tjera janë hequr nga numri total... I tillë është edhe fati i programeve në polonisht. Ato transmetoheshin në "Radio Sofje", siç quhej në atë kohë Radioja Kombëtare Bullgare, dhe në programin "Radio Varna" në kryeqytetin tonë detar dhe sot shumë rrallë përmenden në kronikat historike të BNR-së.

Me ne u lidh radio-dashësi Jarosław Jedrzejczak nga Polonia, i cili na ndihmoi të mblidhnim informacionin që na mungonte dhe bëri një punë të jashtëzakonshme për të rikthyer historinë e transmetimeve polake të harruara në mënyrë të pamerituar.
Jarosław Jedrzejczak në Varna në vitin 2008
"Radioja është hobi im. Kur radiostacionet me valë të shkurtra filluan të mbyllnin redaksitë e tyre në gjuhën polake, u interesova për historinë e tyre - thotë z. Jedrzejczak. - Në një botim javor polak "Bota e Radios" u ndesha me një reklamë të "Radio Sofjes" nga viti 1946, nga ku mora vesh se radioja transmetonte programe 10-minutëshe nga Bullgaria në polonisht. Atëherë fillova të kërkoja informacione për "Radio Sofjen" dhe t'i dëgjoja ato emisione. Kjo ishte 30 vjet më parë."

Jarosław ndjek hapat e emisioneve polake. Ai kontakton prezantuesit dhe përkthyesit e parë të programeve polake të "Radio Sofjes" dhe "Radio Varnës", me pasardhësit e tyre, mbledh kujtimet e njerëzve të parë që punonin në programet e gjuhëve të huaja dhe mban korrespondencë me BNR-në. Kush janë ata - këta njerëz nga Bullgaria e largët, që flasin gjuhën e tyre amtare për kaq shumë vite?
Zofia Puchlewa dhe Wanda Smochowska-Petrowa
"Fillimisht u lidha me polakët në Bullgari. Në atë kohë, në vitet '90 të shekullit të kaluar, ata mbanin mend në mënyrë perfekte transmetimet polake të "Radio Varnës", por asnjëri prej tyre nuk mbante mend transmetimet e "Radio Sofjes". Përmes tyre pata fatin të komunikoja me Wanda Smochowska-Petrowa dhe Antonina Pankiewicz-Szterewa. Këto dy gra përgatisnin programet e "Radio Sofjes" në polonisht që nga viti 1946 dhe ishin prezantueset dhe përkthyeset e para. Në kohën e saj të lirë, programet i lexonte edhe binjakja e Wandës - Zofia Puchlewa. Nuk arrita të gjej datën e saktë të transmetimeve të para në polonisht nga Sofja. Mësova vetëm se ishin përgatitur nga Jadviga Nikolova."
Wanda Smochowska-Petrowa dhe Antonina Pankiewicz-Szterewa
"Radio Sofja" transmetohej në polonisht për një kohë relativisht të shkurtër - rreth 5 vjet, deri në fillim të viteve 1950. Më shumë informacion ruhet për transmetimet polake të "Radio Varnës", falë viteve të mëvonshme të transmetimit. "Mirëmëngjes, zonja dhe zotërinj! Kjo është Radio Varna!" – kjo përshëndetje ka tingëlluar për shumë vite në valët mesatare 388 m ose 773 kHz.
Ndërtesa e vjetër e Radio Varnës
Programet e "Radio Varnës" janë transmetuar në polonisht nga viti 1966 deri në vitin 1989 - vazhdon Jarosław Jedrzejczak. - Programet e para janë përgatitur nga gazetarja e "Radio Varshavës" Marzena Ilieva dhe prezantuesja, e cila ka punuar në "Radio Varna" për një kohë më të gjatë, për 22 vjet, Danuta Łuczak-Filczewa.
Danuta Łuczak-Filczewa në vitin 1982
Në prill të vitit 1990 u mbyll redaksia polake e "Radio Varnës". Pas përfundimit të sezonit veror, heshtën edhe pjesa tjetër e redaksive gjuhësore të radios detare.

Fjalët polake ka shumë vite që nuk dëgjohen më në valët bullgare. Në arkivat e BNR-së në Sofje dhe Varna nuk ka të dhëna nga periudha e veprimtarisë së dy redaksive polake.

"Jam i kënaqur që deri diku arrita të shpëtoj nga harresa një fragment të historisë së radios polako-bullgare. Studimi im "Fjalë polake në transmetimin bullgar" nuk është botuar ende - thotë Jarosław Jedrzejczak. - Dhe mendoj se dëgjuesit ose lexuesit tuaj mund të ndihmojnë në plotësimin e atyre faqeve bosh, t'i shtojnë diçka asaj historie."

Më 16 shkurt “Radio Bullgaria” feston përvjetorin e radhës. Prandaj, ne do ta mbyllim rrëfimin tonë të programeve në gjuhën polake me një notë optimiste. Si po evoluon programi ynë dhe a vazhdon të magjeps dëgjuesit dhe lexuesit e tij?

"Sot "Radio Bullgaria" duket krejtësisht ndryshe, sot kemi internet. Nuk ka ndërprerje, ne mund të dëgjojmë dhe lexojmë "Radio Bullgarinë" në çdo kohë. Mendoj se ju jeni përshtatur plotësisht me kërkesat e botës moderne dhe se zhvillimi i mjeteve të tilla si radioja po ecën në drejtimin e duhur. Dhe me rastin e festës suaj, ju uroj shumë kontakte të këndshme me njerëzit që kënaqen me frytet e punës suaj. Mendoj se edhe për shumë vite në vazhdim, "Radio Bullgaria" dhe "Radio Varna" do të flasin me dëgjuesit nga e gjithë bota”.

Fotot e arkivës janë dhënë nga J. Jedrzejczak

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD