Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Sofje Bozhidar Andreev fitoi titullin në kategorinë olimpike 73 kg. Peshëngritësi 27-vjeçar realizoi një dyluftim prej 348 kg. dhe për herë të dytë pas vitit 2019 në Batumi mori medaljen e artë nga një kampionat evropian. Arritja e bullgarit është gjithashtu një rekord evropian. Ai arriti rezultatin më të mirë prej 155 kg. në hedhje. Në shtytje, Andreev ishte edhe më bindës, duke bërë tri prova të suksesshme - në 181, 185 dhe 193 kg. Që prova e dytë në shtytje i siguroi bullgarit medaljen e artë, por në të tretën ai arriti të vendosë një rekord. Medaljen e argjendtë në dyluftim e mori turku Muhamed Furkan Jozbek. Bronzi shkoi për letonezin Ritvars Suharevs.
Për Bullgarinë kjo është medalja e tretë. Para Andreevit, Angell Rusev fitoi medalje të arta në kategorinë 55 kg. dhe Gabriel Marinov në kategorinë olimpike 61 kg.
Peshëngritësit bullgarë fituan medalje në Kampionatin Evropian në SofjeMe një ceremoni të veçantë, në Stara Zagora u përurua pista e re stërvitore e atletikës, e ndodhur mbi stadiumin “Beroe”. Projekti kap vlerën e mbi 1.3 milion leva. Pas rikonstruksionit, pista përmbush standardet e Federatës Ndërkombëtare të..
Pas performancave me unazë dhe top, Stilijana Nikollova u rendin në vendin e dytë në kualifikimet e Kampionatit të 41-të Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Rio de Janeiro. Nikollova luajti shumë fort dhe me një aset prej 58.750..
18-vjeçari Aleksandër Vasilev , gjysmëfinalist i Uimbëlldonit, eliminoi të katërin e renditur – rusin Ivan Gahov – në fazën kualifikuese të turneut ATP Challenger 75 në Sofje. Ndeshja mes tyre zgjati 95 minuta dhe bashkëkombësi ynë nuk humbi asnjë..
Me një ceremoni të veçantë, në Stara Zagora u përurua pista e re stërvitore e atletikës, e ndodhur mbi stadiumin “Beroe”. Projekti kap vlerën e mbi..