Shoqata Kulturore Bullgare së bashku me përfaqësues nga Rumania dhe Moldavia organizoi në Bruksel Festën e Martenicës (Verores) që u mbajt më 18 shkurt. Ky është edicioni i dytë kushtuar simbolit të pranverës që bashkon të tre vendet. Në stenda u prezantuan martenica (verore), suvenire dhe verëra të ndryshme.
Kryetarja e Shoqatës Kulturore Bullgare, Tanja Staneva, përmes BNR tha: "Salla ishte plot njerëz, nuk kishte ku të uleshim... Është mirë që kjo fije e përdredhur e bardhë dhe e kuqe mund të lidhë kaq shumë popuj. "
Rente Elena nga Rumania falënderoi Bullgarinë për organizimin e festës së traditës bashkuese. Ka, natyrisht, një ndryshim. Është në fjalën me të cilën në Rumani dhe Moldavi e quajnë martenicën - mărţişor. "- Mărţişori sjell lumturi dhe në fund të muajit e lidhim në kërcellin e një luleje. Por filli bardh e kuq na bashkon të gjithë", thotë Rente Elena.
Më shumë për traditën e martenicës në Bullgari mund të lexoni më poshtë:
Në artikullin më poshtë mund të lexoni më shumë për traditën e verores te bullgarët në Shqipëri:
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..