Bazilika Episkopale e Filipopolit dhe ndërtesa antike e vonë "Ejrene" në Plovdiv janë tani pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare në Bullgari. Kështu vendosi Këshilli Koordinues i Lëvizjes Kombëtare "Njih Bullgarinë - 100 Objekte Turistike Kombëtare".
Në takim morën pjesë ministri i kulturës Krëstjo Krëstev, zëvendësministrja e turizmit Irena Georgieva dhe kryetari i Unionit turistik Vencisllav Venev.
U shqyrtuan 14 aplikime. 7 prej tyre janë miratuar. Midis tyre janë Sinagoga në Sofje, Muzeu Historik në Strellça, Observatori Kombëtar Rozhen dhe Muzeu i Karstit të Rodope në Çepellare, Dogana e lashtë "Dimum" pranë kampit "Belene" dhe Muzeu Historik në Sevlievo me Kalanë “Hotaliç”.
Për shumë prej 100 Objekteve Turistike Kombëtare mund të lexonin në faqen shqip të Radio Bullgarisë në rubrikën “100 OBJEKTET TURISTIKE KOMBËTARE”.Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..