Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti miratoi negociatat me “Hyundai” për njësitë e reja në centralin atomik “Kozlloduj”

Foto: BTA

Pas një debati të gjatë, parlamenti vendosi që deri më 15 prill të mbahen negociata ndërmjet centralit atomik “Kozlloduj”  - “Kapacitete të  Reja” dhe “Hyundai Engineering & Construction Co., Ltd”. Kompania është përfshirë në listën e shkurtër të kompanive potenciale të ndërtimit për inxhinierinë, ndërtimin, furnizimin dhe vënien në punë të një termocentrali bërthamor në vendin e miratuar në Kozlloduj, me teknologjinë AR1000. Me rivotim vendimi u miratua me 112 vota “pro”, 29 “kundër” dhe 82 “abstenime”. Kuvendi me 52 vota “pro”, 161 “kundër” dhe 8 “abstenime” hodhi poshtë projekt-rezolutën tjetër të paraqitur nga “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” për zhvillimin e negociatave paralele me “Hyundai” dhe kompaninë amerikane “Bechtel”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

AFP: Infrastruktura e keqe zvogëlon përfitimet e Bullgarisë nga Shengen

Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..

botuar më 25-01-02 9.57.PD

BNB lëshon monedha ari "Nëna e Shenjtë e Zotit - Molla e Artë"

Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...

botuar më 25-01-02 8.25.PD

Çmimi i gazit rritet me 7,97 për qind

Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..

botuar më 25-01-01 6.16.MD