Në prag të festës sonë kombëtare më 3 mars, grupi a cappella “Spectrum” do të mbajë një koncert në Luksemburg. Ftesa erdhi nga Klubi Kulturor "Gajdja" - një vend i njohur si punishtja për ngjarje dhe kulturë bullgare për miqtë nga afër dhe larg.
Veçanërisht për Radio Bullgarinë, Konstantin Bejkov - një nga pesë anëtarët e “Spectrum” - zbuloi më shumë rreth ngjarjes:
"Luksemburgu është një vend me një komunitet jashtëzakonisht aktiv bullgar. Me ftesë të këtij komuniteti dhe të Klubit Kulturor “Gajdja”, Spectrum do të mbajë një koncert më 2 mars, në prag të festës sonë kombëtare. Ne kemi përgatitur një program kryesisht me muzikë bullgare, aranzhime folklorike, si dhe këngë të orkestruara popullore bullgare. Sigurisht që do të luhen edhe disa evergreen nga klasikët e muzikës botërore. Jemi shumë të emocionuar - ky është takimi ynë i parë me këta njerëz, por ne e prisnim prej shimë kohe dhe me siguri nuk do të jetë i fundit!”
Me kërkesë të komunitetit bullgar në Luksemburg, muzikantët kanë përfshirë në programin e koncertit këngën e preferuar të të gjithëve "Lart" të grupit FSB. Aranzhimi u bë nga Janko Jankov, Konstantin Bejkov dhe Atanas Kulinski, posaçërisht për kuintetin vokal, duke regjistruar një "kor virtual" - kolegë, miq dhe admirues të tyre nga e gjithë Bullgaria.
Shihni më tepër:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Muzikantët nga grupi JazzBoree gërshetojnë traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”), frymëzuar nga historitë tona popullore të dashurisë. Këngëtarja Savina Pllamenova është autore e muzikës..
Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..