Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendet historike për t'u vizituar në Festën Kombëtare të Bullgarisë

Foto: arkiv

Mbi 6000 bullgarë do të ngjiten në majën Shipka më 3 Mars për të nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. 25 mijë bashkatdhetarë të tjerë do të shfrytëzojnë pushimet rreth Festës Kombëtare - 3 Marsit për të vizituar vendet historike që lidhen me çlirimin tonë nga zgjedha osmane, sipas të dhënave të Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm.

Radio Bullgaria ju ofron 5 ide për shëtitje patriotike me rastin e Festës Kombëtare të vendit tonë:


Koprivshtica - një qytet muze në të hapur

Koprivshtica është një nga vatrat e Rilindjes Kombëtare Bullgare

Koprivshtica - një nga qytetet më të bukura bullgare, lidhet në mënyrë të pashmangshme me Rilindjen Kombëtare Bullgare dhe me disa nga iluministët, figurat publike dhe luftëtarët tanë më të shquar të pavarësisë kombëtare.

Sot ne jemi krenarë me këtë xhevahir të mrekullueshëm arkitekturor bullgar, ku kujtimi është ende i gjallë. Me një biletë mund të vizitohen për disa orë shtatë shtëpitë-muze të qytetarëve të famshëm që datojnë nga shekulli i XIX-të, fatet e të cilëve janë të lidhura ngushtë me Lëvizjen Nacionalçlirimtare Bullgare.

Lexoni më shumë:


Muzeu Kombëtar Anija “Radecki”

Muzeu Kombëtar Anija „Radecki“

Anija legjendare "Radecki" është e ankoruar në brigjet e Danubit pranë qytetit Kozlloduj. Në një natë maji të vitit 1876, i maskuar si kopshtarë, Hristo Botev dhe kaçakët e tij hipën në vaporin austro-hungarez të pasagjerëve nga bregdeti rumun dhe fjalë për fjalë e morën atë, duke e detyruar ekuipazhin të ankoronte në bregun bullgar pranë Kozllodujit që të zbresin kaçakët dhe kryetarin e tyre. Qëllimi i poetit revolucionar ishte të ngrejë popullin në këmbë në një luftë kundër zgjedhës osmane.

Sot “Radecki” është kthyer në një muze lundrues. Por kini kujdes, kjo nuk është avullorja autentike. Origjinali u shkatërrua nga pronarët në vitin 1924. Kopja e tij 100% u ndërtua me donacione të fëmijëve nga e gjithë Bullgaria dhe u hap si muze në vitin 1966.


Karllovo - shtëpia e revolucionarit Vasil Levski

Muzeu Kombëtar „Vasill Levski“

Apostulli i Lirisë lindi në Karllovo, gjë që automatikisht e kthen këtë qytet në një shenjtëri bullgare. Shtëpia e tij e lindjes është njëkatëshe me dy dhoma dhe një bodrum, qilar dhe vendstrehim. Ndërtesa modeste u rinovua dhe u hap për vizitorë në mesin e shekullit të XX-të.

Ekspozita muzeore është modeste - përmban objekte, fotografi dhe dokumente që lidhen me jetën e Vasil Levskit, me familjen dhe bashkëmendimtarët e tij. Sot, çdokush mund të vizitojë këtë vend të paharrueshëm dhe të transferohet në epokën e turbullt të shtypjes së huaj.


Monumenti i Lirisë në majën Shipka

Monumenti i Lirisë në majën Shipka

Monumenti madhështor ngrihet në majën e Shën Nikollës në zemër të malit Stara Planina. Këtu, në muajin gusht 1877, u zhvilluan betejat më dramatike dhe fatale për Bullgarinë gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke. Betejat, të cilat rezultuan me dhjetëra mijëra viktima, janë të përjetësuar në Monumentin e Lirisë.

Ky lapidar u ndërtua me donacionet e popullit bullgar dhe u inaugurua në gusht të vitit 1934. I rritur si nga gjoksi shkëmbor i malit, monumenti personifikon aspiratën e përjetshme njerëzore për liri dhe pavarësi. Prandaj, çdo vit më 3 Mars mijëra bullgarë dynden këtu për të bërë homazhe çlirimtarët e tyre.

Lexoni më shumë:


Panorama "Epopeja e Plevenit 1877"

Panorama „Epopeja e Plevenit“ gjurmon betejat më të ashpra për lirinë e Bullgarisë

Betejat pesë-mujore pranë qytetit Pleven në rrjedhën e Luftës Ruso-Turke përfunduan me kapitullimin e Osman Pashës më 10 dhjetor 1877. Kjo betejë fatale ndryshoi rrjedhën e luftës në favor të pavarësisë bullgare. 100 vjet më vonë, në vetë fushën e betejës, ose në të ashtuquajturin Park-Muze Skobelev, u krijua Panorama "Epopeja e Plevenit". Monumenti impozant ka formën e një koni të cunguar, i mbështetur nga katër bajoneta të stilizuara. Brenda, para syve të vizitorëve, marrin jetë disa nga betejat më të ashpra për lirinë e Bullgarisë. Dioramat dhe tablotë e mëdha panoramike janë aq realiste saqë njeriu ndihet sikur është teleportuar pas në kohë dhe ka zbritur direkt në fushën e betejës.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova, historymuseum.org,Muzeu Kombëtar “Vasill Levski”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..

botuar më 25-08-17 8.55.PD

Parku i pazakontë nënujor tërheq zhytës pranë ishullit Shën Anastasia

Në akvatorin e ishullit Shën Anastasia shpaloset një spektakël përrallor: në 18 metra nën sipërfaqen e Detit të Zi ngrihet një kishëz ortodokse , ndërsa përballë saj është parkuar një “Çajka” sovjetike me grila kromi. Në afërsi të menjëhershme duket..

botuar më 25-08-16 9.00.PD

Tërheqim botën me natyrë dhe WiFi – Bullgaria me vizë për nomadët dixhitalë

Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..

botuar më 25-08-12 7.05.PD