Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kavall Park” – historia e jashtëzakonshme e rrugës për në Bullgari të një amerikani me origjinë ruse

Filmi tashmë paraqitet në kinematë e 16 qyteteve bullgare

7
Foto: Kaval Park
"Uroj që edhe më shumë bullgarë të fillojnë të vlerësojnë kulturën dhe vendin e tyre pa pritur që të huajt t'i vlerësojnë më parë". Fjalët janë të Alexander Eppler - një amerikan me origjinë ruse që e quan veten bullgarofil. Këtë ai e dëshmoi me gjithë jetën e tij të përkushtuar ndaj folklorit bullgar, instrumentit tipik të muzikës sonë popullore – fyellit (kavallit) dhe prodhimit të kavalleve të bizhuterive. Historia e kësaj dashurie për Bullgarinë tregohet në filmin “Kavall Park” të regjisorit bullgar nga Seattle, Bogdan Darev, dhe tashmë filloi udhëtimi i filmit drejt zemrave të bullgarëve në Bullgari nëpërmjet kinemave në 16 qytete te ne.

Historia filmike e realizuar me mbështetjen e komunitetit bullgar në Bregun Perëndimor të SHBA-ve, po bën një xhiro botërore në diasporat tona në Evropë dhe Amerikë, po ndiqet edhe nga shumë të huaj dhe tani është koha që të paraqitet edhe para shikuesve në vendin tonë që të njihen me Alexander Eppler-in dhe në këtë mënyrë ta shohin atdheun nga një kënd tjetër, të buzëqeshin, të qajnë dhe... të dashurohen.

Bogdan Darev dhe Vasill Denev në studion e BNR
Për ta prezantuar filmin në vendin tonë, u kthyen regjisori Bogdan Darev dhe frymëzuesi i idesë, Vasill Denev - një muzikant i cili luan në kavall që në fëmijëri, dhe prej vitesh jeton me familjen e tij në Seattle. Miqësia e tij me Alexander Eppler është baza e filmit "Kavall Park":

“Ideja për të gjetur dikë i cili të krijojë një film për këtë person të këndshëm më lindi pasi pash një video të një gazetari bullgar që fliste për një njeri të çuditshëm nga Seattle. E pyeta veten - "a duhet të krenohemi për këtë??! Në Seattle, ekziston një njeri i çuditshëm, kaq i mahnitshëm, me të cilin mund të krenohemi dhe emri i tij është Alexander Eppler - një nga mjeshtrit më të mirë të flautit. Nuk është bullgar as nga lindja, as nga gjaku, por më kapi me vërejtjen e parë se është filantrop bullgar. Ai tha: "Unë jam rus dhe e dua Bullgarinë. Ju na keni dhënë gjithçka, dhe Bullgaria qëndron shumë më lart se Rusia!" – thotë Vasill Denev.

Takimi i tij i parë me Eppler ishte gjatë një koncerti të fyelltarit bullgar me famë botërore Teodosij Spasov në Seattle, i cili u zhvillua në një miqësi afatgjatë. Denev shpesh vizitonte studion dhe "kopshtin bullgar të Eppler" për të luajtur së bashku muzikë dhe për të folur për Bullgarinë. Pikërisht aty ai zbuloi kavallin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë.


Epleri u rrit me dashuri për Bullgarinë nga prindërit e tij, të cilët ëndërronin të emigronin në vendin tonë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, por duke parë se Bullgaria është e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik vendosën të shkojnë larg - përtej oqeanit, thotë Vasill Denev. Folklori bullgar e mahniti që në fëmijëri, mësoi të luante kavall, dhe në moshën 14 vjeçare shkoi në një koncert të një ansambli bullgar në SHBA, ku mori një ftesë për të ardhur në vendin tonë për të mësuar ritmet vendase nga burimi. “Kavall Park” rrëfen këtë rrugë plot pengesa. Gjatë gjithë jetës së tij pas kësaj, Alexander Eppler ëndërroi të kthehej në Bullgari dhe, megjithëse nuk ishte në gjendje ta bënte këtë fizikisht, sot kthehet përmes filmit dhe miqve të tij bullgarë nga Seattle.

Bullgaria më ka dhënë kaq shumë, dua të jap edhe unë diçka”, thonte Eppler që kur ishte gjallë dhe përmes këtij filmi na jep një vështrim më të ndryshëm ndaj nesh dhe një rrëfim pozitiv për Bullgarinë, për të cilën kemi shumë nevojë në kohët e turbullta të sotme.
Një kuadër nga filmi Kavall Park
“Ky film është shumë më tepër se një dokumentar, unë e quaj dokumentar-artistik – ai trajton shumë tema, por është edhe studim i një karakteri njerëzor, e prek folklorin, kavallin, por është shumë më tepër se një film për kavallin. U gëzova shumë, sepse ka të rinj që nuk kanë një qëndrim të posaçëm për traditën tonë folklorike, të cilët shohin në film diçka më shumë, që ndikon në sistemin tonë të vlerave dhe atë që Bullgaria mund t'i japë botës" - shpjegon regjisori Bogdan Darev, kurse Vasill Denev shton: “Pas përfundimit të filmit shihen njerëz të përlotur dhe të buzëqeshur”.

Për fuqinë frymëzuese të filmit flet edhe komenti i një prej shikuesve të tij - Clayton nga Seattle: "Nëse një amerikan 14-vjeçar mund të hyjë fshehurazi në Bullgarinë komuniste për të studiuar muzikë, atëherë asgjë nuk mund të më ndalojë të ndjek ëndrrat e mia!"

Foto: arkiv personal, Kaval Park, Facebook/kavalpark

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD