Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 6 marsin

Pritet ftohje e shoqëruar me reshje shiu dhe bore

Foto: BTA

Ditën e mërkurë, më datë 6 mars, vranësirat do të jenë të konsiderueshme, rreth drekës dhe pas mesditës vende-vende në gjysmën jugperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, në malet mbi 1300 m - borë. Në mbrëmje reshjet do të shtohen nga jugperëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në Sofje - rreth 13°.

Mbi Detin e Zi, vranësirat do të jenë të ndjeshme. Akoma në orët e mëngjesit reshjet do të ndalen në rajonet ekstreme jugore. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 9°-13°. Temperatura e ujit të detit është 8°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në male, në majat do të mbizotërojë mot i vranët dhe me mjegull. Pas ndalimit të përkohshëm të shiut, pas drekës në disa vende do të bjerë sërish borë, dhe nën 1200 m - shi; në mbrëmje nga jugperëndimi reshjet do të intensifikohen. Era do të dobësohet, me orientim të përkohshëm nga veriu-veriperëndimi dhe kryesisht mesatare. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 6°, në 2000 m - rreth minus 1°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

74% e mjekëve të rinj zgjedhin Bullgarinë

Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..

botuar më 25-02-23 6.15.PD

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD
Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD