Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

80 vjetori i klarinetistit Nikolla Iliev

Konushenski Orkestër
Foto: Arkiv personal

Më 7 mars shënojmë 80-vjetorin e lindjes së një prej klarinetistëve më të njohur të muzikës popullore bullgare - Nikolla Iliev. I lindur më 7 mars 1944 në fshatin Konush të rajonit të qytetit Asenovgrad, ai u rrit në një familje të përkushtuar ndaj muzikës. Nëna  e tij këndonte dhe shumica e të afërmve të tij ishin klarinetistë. Nikolla Iliev zhvilloi stilin e tij karakteristik të ekzekutimit, fillimisht i ndikuar nga instrumentisti Prof. Petko Radev, dhe si repertor - nga këngët që këndonte nëna e tij.

Në vitin 1963, ai themeloi Orkestrën Popullore Konushenski (e quajtur sipas fshatit të tij të lindjes). Ajo konsiderohet orkestra popullore më jetëgjatë në vend. Nën udhëheqjen e tij të aftë në dekadat në vijim, orkestra u bë një nga formacionet folklorike më të dashura dhe më të kërkuara në rajonin e Trakisë.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD