Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Përpara" - rikthimi rok i muzikantit Toma Zdravkov

Foto: facebook.com/toma.zdravkov

Pas një sërë eksperiencash interesante në zhanre të ndryshme dhe në skena të ndryshme, ishte çështje kohe që Toma Zdravkov t'i kthehej tingullit të papërpunuar rok me një këngë të re. Dhe siç sugjeron vet titulli i saj - "Përpara" – pasi grumbulloi përvojë të larmishme, Toma vazhdon të zhvillohet, siç pranon vet ai:

"Përpara" - po, sepse unë jam duke ecur përpara. Por nuk është vetëm kaq – “Përpara”, sepse njeriu duhet të shikojë përpara, por në të njëjtën kohë duhet të ketë mbështetjen e njerëzve më të afërt – miqve. Kënga në fakt ka të bëjë me miqësinë. Dua t'i uroj të gjithë miqtë e mi me këtë këngë dhe shpresoj që njerëzit kur ta dëgjojnë këngën, t'ia luajnë shokut të tyre më të mirë. Sepse vërtet miqtë janë një pjesë e pandryshueshme e jetës sonë dhe nëse nuk ke miq, nuk ke asgjë.”

Me miq të mirë u krijua edhe kënga. Muzikën e kompozoi vet Toma Zdravkov. Ai e shkroi edhe tekstin në bashkautorësi me Rumen Gajdev - Garo. Toma Zdravkov e bëri aranzhimin me të gjithë grupin që mban emrin e tij - TOMA. Videoja e këngës është e përshtatshme - shumë e gjallë, e zjarrtë, plot energji. Duke zbuluar se "Përpara" shënon fillimin e një serie këngësh të reja origjinale, Toma thotë se po shikon përpara në mbledhjen e tyre në një album.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..

botuar më 24-08-09 1.15.MD

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD