Më 13 mars 1899 lindi në Cyrih të Zvicrës kompozitori, muzikanti, dirigjenti dhe mësuesi i madh bullgar Panço Vlladigerov. Ai luante piano dhe kompozonte që në moshë të re. Është autor i veprave të shumta në zhanre të ndryshme - opera, balet, muzikë simfonike, koncerte për piano, etj.
Panço Vlladigerov është themelues i shkollës pedagogjike bullgare për kompozim, e cila arsimoi disa nga kompozitorët më të shquar bashkëkohorë bullgarë. Ndër nxënësit e tij është edhe pianisti Alexis Weissenberg.
Për veprat e tij ai mori dy herë Çmimin e Mendelssohn-it të Akademisë së Berlinit (1918 dhe 1920). Ai punoi si pianist dhe kompozitor në Deutsches Theater të M. Reinhardt në Berlin (1920-32), duke kompozuar muzikë për produksionet e tij.
Në vitin 1932 u kthye në Bullgari dhe për katër dekada ishte profesor i pianos, muzikës së dhomës dhe kompozimit në Akademinë Shtetërore të Muzikës, që sot mban emrin e tij. Një sërë veprash të tij si Rapsodia Bullgare "Vardar" u bënë emblematike të muzikës bullgare.
Panço Vlladigerov u largua nga kjo botë më 8 shtator 1978.
Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..
Kisha jonë Ortodokse nderon sot kujtimin e anargjirëve dhe mrekullibërës të shenjtë Kozma dhe Damian, të cilët jetuan në shekullin e IV-të. Të dy ishin vëllezër nga Asiria, Azia e Vogël. Babai i tyre ishte një grek pagan që vdiq herët. Nëna e tyre..
Pikërisht një vit më parë, Kisha Ortodokse Bullgare vendosi një festë të re në kalendarin tonë kishtar - kremtimin e lipsaneve të shenjta të Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski . Sipas burimeve kishtare, patriku i fundit bullgar para rënies së..