Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 78-vjeçare u largua nga ne Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit. Pak para mesnatës, më 13 mars, në një deklaratë zyrtare, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare njoftoi se kryepeshkopi i Kishës sonë të Shenjtë Ortodokse ka vdekur si pasojë e dështimit të shumëfishtë të organeve në Akademinë Mjekësore Ushtarake - Sofje në orën 22:22.
“U bëjmë thirrje të krishterëve ortodoksë që së bashku me Kishën e Shenjtë Ortodokse t’i drejtojnë lutjen e tyre të sinqertë Zotit të gjithëmëshirshëm që të qetësojë shpirtin e Patriarkut tonë të dashur në Mbretërinë e Zotit...”, thërrasin peshkopët.
Gjendja e Shenjtërisë së tij u përkeqësua në fund të vitit të kaluar dhe që nga atëherë ai mjekohej në Akademinë Mjekësore Ushtarake - Sofje. Pak para largimit të tij, laikët u lutën edhe një herë për shërimin e Patriarkut deri në momentin kur lajmi i hidhur tronditi popullin ortodoks bullgar.
Patriarku Neofit lindi në qytetin e Sofjes më 15 tetor 1945 me emrin laik Simeon Nikollov Dimitrov. Pas diplomimit në Seminarin Teologjik të Sofjes, te stacioni i Çerepishit, ai ndoqi Akademinë Teologjike në Sofje. Pas kësaj kreu specializimin teologjik në departamentin e "Këndimit Kishtar" në Akademinë Teologjike të Moskës dhe pas kthimit të tij në 1973 jepte mësim dhe drejtonte korin studentor në Akademinë Teologjike. Në vitin 1975 u shugurua murg me emrin Neofit nga Patriarku bullgar Maksimi në Manastirin e Shenjtë të Trojanit. Në fund të vitit 1989 u bë rektor i Akademisë Teologjike dhe dy vjet më vonë u bë dekani i parë i Fakultetit Teologjik të rivendosur në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski".
Më 24 shkurt 2013 Neofiti u zgjodh Patriark bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes dhe po atë ditë u fronëzua në Katedralen "Shën Aleksandër Nevski".
Patriku Neofit gjatë jetës së tij njihej si një udhëheqës tolerant dhe i qetë, si një mbrojtës i zellshëm i vlerave të krishtera dhe si përkrahës i flaktë i futjes së lëndës “fe” në shkollat bullgare.
I përjetshëm, i bekuar dhe i ndritur qoftë kujtimi i Patriarkut të Shenjtë të Bullgarisë dhe Mitropolitit të Sofjes!
Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të..
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..