Me 149 vota "pro", 50 "kundër" dhe tre abstenime, parlamenti ratifikoi në lexim të parë Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe SHBA-së për bashkëpunimin për projektin e ndërtimit të një kapaciteti bërthamor në sheshin e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Programin Bërthamor për Qëllimet Civile të Bullgarisë. Ndaj vendimit reagoi ashpër opozita “Vëzrazhdane” dhe BSP. BSP-ja e cilësoi si servitut dhe shkelje të të gjitha parimeve në BE.
Për momentin në vendin e centralit tonë të vetëm bërthamor “Kozlloduj” funksionojnë dy reaktorë me teknologji ruse. Në dhjetor 2022, Westinghouse nënshkroi një kontratë 10-vjeçare për furnizimin e karburantit të freskët bërthamor nga uzina e kompanisë në Västerös, Suedi, për një nga njësitë, dhe dërgesat do të fillojnë pas një muaji.
Me vendime të Kuvendit Popullor të janarit dhe dhjetorit 2023, ministri i energjetikës u detyrua të ndërmarrë të gjitha veprimet për të marrë një vendim pozitiv për ndërtimin e një termocentrali të ri bërthamor me teknologjinë Westinghouse AR1000.
Në një intervistë për BNT, shefi i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, Valentin Nikollov, tha se njësitë e reja të uzinës - Nr. 7 dhe Nr. 8, do të kushtojnë më pak se 30 miliardë leva (15 miliardë euro), nga të cilat 20 për qind do të jetë vetë-kontribut , pjesa tjetër - nga kreditë.
Pritet Westinghouse të shpallë çmimin e tij në fund të këtij muaji. Blloku 7 duhet të jetë funksional në vitin 2034, dhe 2-3 vjet më vonë - blloku 8. Deri më tani, asnjë bllok nuk është ndërtuar në Evropë duke përdorur teknologjinë AR1000.
Mbi 936 000 pensionistë në Bullgari marrin pensione minimale. Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, mbi gjysmë milioni prej tyre kanë një pension minimal për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshën, i cili vitin e kaluar..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar 14 milionë leva për pajisje dhe furnizime për t'u përballur me fatkeqësitë. Fondet janë ndarë në kuadër të një projekti të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, tha Ministri i Çështjeve..
Që nga fillimi i vitit, janë paguar61,850,999 euro në bazë të skemave të ndihmës shtetërore për fermerët bullgarë. Të dhënat janë nga faqja e internetit e Fondit Shtetëror "Bujqësia". Sipas informacionit në faqen e internetit, nga 16 tetori deri më..