Na la një person vërtet të ndritur, një baba shpirtëror dhe bari i popullit tonë - Patriarku i dashur Neofit. Priftërinjtë e Peshkopatës së Ruses, e cila për 19 vite drejtohej nga Gjyshi Neofit, e pritën me pikëllim të madh lajmin për vdekjen e tij. At Stefani nga kisha “Shën Nikolla Mrekullibërës” në Ruse është me të vërtetë i tronditur: “Ndoshta Zoti e thirri pikërisht në këtë moment për t’u lutur nga lart, ku lutjet e tij do të jenë më të forta. Ky është një lajm shumë tragjik në një moment tragjik”. Nga Londra, prifti Dobromir Dimitrov, i cili për dhjetë vjet shërbente nën drejtimin shpirtëror të Neofitit, tha se do ta kujtojë atë jo vetëm si një udhëheqës shpirtëror, por mbi të gjitha si një person shumë të mirë.
"Zoti e faltë Shenjtërinë e tij! Dhe shpirti i tij u vendostë atje ku të gjithë besojmë se do të jetë - në Parajsë, në vendin e lumturisë me Zotin - tha Shkëlqesia e Tij Peshkopi Polikarpi i Bellogradçikut, vikar i parë i Mitropolitit të Sofjes. – Ajo, që e zbukuronte natyrën e tij, ishte modestia, përulësia, përzemërsia dhe ngrohtësia me të cilën i trajtonte të gjithë”.
Reagimet e politikanëve bullgarë nuk u vonuan shumë. Pak minuta pas deklaratës zyrtare të Sinodit të Shenjtë, presidenti Rumen Radev shprehu pikëllimin e tij në Facebook: "Vdekja e kreut të Kishës Ortodokse Bullgare është një humbje e madhe për të dhe për popullin bullgar. Me shërbimin shpirtëror të përkushtuar ndaj Zotit dhe Ortodoksisë, Patriarku Neofit u vendos dhe si përkrahës i kombit bullgar dhe i vendit tonë”. Nënpresidentja Ilijana Jotova ka shkruar në faqen e saj: "Nuk do t'i harroj kurrë ata sytë e ngrohtë dhe fjalët e tij të mençura".
Sërish në rrjetin social kreu i GERB-it Bojko Borisov shkroi: "Bullgaria humbi babain e saj shpirtëror. Ai e udhëhiqte Kishën Ortodokse Bullgare me mirësi, durim dhe mençuri. Një prift i vërtetë dhe i denjë, një njeri i mirë dhe një bullgar i devotshëm u largua nga ne!"
Në një postim në faqen e Këshillit të Ministrave në Facebook, edhe kryeministri i dorëhequr Nikollai Denkov shprehu ngushëllimet e tij dhe theksoi se Patriarku Neofit “do të mbetet në kujtimet tona si një udhëheqës shpirtëror i mençur dhe i sjellshëm që u dha besim dhe forcë laikëve, madje kur ai vetë ishte fizikisht i dobët”.
Nga ana e vet, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme e dorëhequr Maria Gabriel shkroi: “Ne do të kujtojmë besëlidhjen e tij për të arritur unitetin, për të jetuar në besim dhe devotshmëri”.
Ngushëllime shprehën edhe liderët partiakë Kirill Petkov (PP-DB), Kostadin Kostadinov (“Vëzrazhdane”), Kornelija Ninova (BSP), Deljan Peevski (DPS).
Kryesia e Komunitetit Mysliman të Bullgarisë i shprehu ngushëllimet "botës ortodokse dhe të krishterëve ortodoksë në Bullgari për humbjen e udhëheqësit shpirtëror dhe kreut të Kishës Ortodokse Bullgare".
“Me pikëllim mësuam se Shenjtëria e Tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit, është larguar nga ne – theksoi Kryesia e Komunitetit Mysliman në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook. – Ai do të mbetet në mendjet tona si një njeri jashtëzakonisht i mirë dhe si një udhëheqës i jashtëzakonshëm shpirtëror. Besimtarët mysliman do ta kujtojë për ndjeshmërinë dhe respektin ndaj komuniteteve fetare në vend, për kërkimin e marrëveshjes në emër të qëndrimeve të përbashkëta, ligjbërjes, moralit, edukimit dhe vlerave tradicionale, që së bashku i kemi mbrojtur”, theksoi Kryesia e Komunitetit Mysliman.
Priftërinjtë dhe laikët shprehin dhimbjen për humbjen e rëndë, si dhe shqetësimin e tyre për të ardhmen dhe unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare. Si do ta kujtojmë Patriarkun Neofit?
“Ne duhet ta kujtojmë atë si një njeri të shpirtit, një erudit të shquar, një klerik të shquar!” - thotë kryeprifti Prof. Ivan Ivanov, një klerik në Kishën Ortodokse Bullgare në Romë – si një njeri, një të krishterë ortodoks, i cili punonte për zhvillimin dhe prosperitetin e Kishës Ortodokse Bullgare dhe të shtetit bullgar dhe në përgjithësi të mbarë popullit bullgar. Ky ishte njeriu që përjetoi vitet e vështira të problemeve që kishte shoqëria bullgare dhe kisha bullgare, por ia doli t'i kapërcejë me shembullin e tij të jashtëzakonshëm të krishterë, me durimin e tij, me përulësinë e tij para Zotit dhe para kishës bullgare dhe me gatishmërinë e tij të jashtëzakonshme për të sakrifikuar në emër të mirësisë, në emër të paqes dhe mirëkuptimit midis të gjithë njerëzve. Sepse Gjyshi Neofit tregoi me dinjitet se si duhet të jetojë një i krishterë dhe këtë e tregoi jo vetëm në periudhat në të cilat zhvillohej si një persona dhe figurë shpirtërore gjatë gjithë jetës së tij, por edhe si udhëheqës i Kishës Ortodokse Bullgare. "
Të krishterët ortodoksë që kanë marrë pjesë në shërbesat hyjnore të kryera nga Gjyshi Neofit kujtojnë zërin e tij engjëllor, duke kënduar gjatë Pashkëve, në kohën kur ende shërbente si Mitropolit i Peshkopatës së Ruses:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..