Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Zlatimir Kolarov prezanton romanin e tij "Në sipërfaqen e hollë të akullit" në Tiranë

Foto: Adnan Beci

Me nota artistike, ngrohtësi edhe shumë interes, kështu shkoi prezantimi i librit “Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov, në ambientet e vilës "Sofja", në qytetin e Tiranës. Interesi për librin ishte i madh. Në pritjen e organizuar nga Konsullata e Nderit e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga letërsia shqiptare, nga fusha e gazetarisë, politikës etj. Eventin e nderuan edhe përfaqësues të Ambasadës Bullgare në Shqipëri, ndër të cilët Ambasadori z. Ivaylo Kirov. Të ftuarit patën mundësinë të takohen me autorin e librit nga afër si dhe të mësojnë më tepër për romanin e tij. 
Konsulli i Nderit z. Selim Hoxhaj
Libri në shqip u përkthye nga Janka dhe Milena Selimi. Ne mundëm të intervistonim njërën prerj tyre, konkretisht Milenën e cila na tregoi se është shumë e lumtur që tashmë ka përkthyer edhe një libër nga Zlatimir Kolarov. Sa i përket romanit dhe procesit të përkthimit Milena u shpreh:
Dr. Kolarov me Janka dhe Milena Selimin
“Po, ishte vërtet pak e vështirë, madje unë në fillim mendova se bëhej fjalë për një histori dashurie. Një burrë dhe një grua që takohen bien në dashuri etj., por nuk është kështu sepse ai është një autor i cili punon me skemë, me strukturë. Kështu që ishte e vështirë. Por ia dola falë nënës sime me të cilën po punoj për herë të dytë dhe jam shumë e lumtur që do të kemi një botim që do të ketë emrat e të dyjave. Kjo është një punë shumë e madhe pasi ka një strukturë jo shumë të lehtë. Vështrimi filozofik, ishte shumë i vështirë për t’u përcjellë, por mendoj se lexuesi shqiptar do të thotë fjalën e tij.” 

Përveç përkthyeses një intervistë e shkurtër për Radio Bullgarinë u realizua edhe me autorin. I pyetur për ndjesitë e tij në lidhje me promovimin e librit, dr. Kolarov u përgjigj:

“Mora shumë përkujdesje, shumë vëmendje dhe ndjenja shumë miqësore e të ngrohta. Një falënderim i veçantë shkon për konsullin tonë të nderit të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, z. Selim Hoxhaj, falë të cilit u bë i mundur botimi i librit. Libri u përkthye, u publikua dhe tani zhvilluam edhe një prezantim shumë të bukur dhe të pasur. U takuam me miq, njerëz që i njohim nga vizitat tona të mëparshme këtu.”

Doktor Kolarov arriti të tërhiqte edhe vëmendjen e televizionit kombëtar shqiptar TVSH, ku duke dhënë intervistë për dy gazetarë ai e ndërpreu për disa çaste bisedën për t'u dhënë atyre verore.

“U thashë se kjo është një verore tradicionale bullgare e cila jepet në fillim të marsit për fat. Ata duhet ta mbajnë në dorë dhe kur të shohin lejlekun e parë ta varin në një pemë të çelur dhe atëherë do të kenë shëndet dhe fat gjatë gjithë vitit.”

Në lidhje me librin dhe stilin e tij të të shkruajturit ai na tregoi:

“Më pëlqen të kompozoj, jo të mbledh mekanikisht tekste dhe t'i bashkoj ato, kjo duket qartë menjëherë. Mua më pëqen të kompozoj tekstet sipas ngarkesës, sipas ngjarjes, emocionit dhe vendit.” – u shpreh autori në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Kjo nuk është vizita e parë e Doktor Kolarovit në Shqipëri. Ai na tregoi se ka ardhur edhe më parë, por tani ka vënë re ndryshime në vend. Vëmendjen ia tërhoqën ndërtimet e shumta të reja si dhe numri i madh i makinave të cilat sipas tij flasin për një mirëqenie të mirë. Por karakteristika kryesore e vendit që i ka bërë gjithmonë përshtypje ka qenë fakti se ka një mirkuptim dhe tolerancë fetare ku ortodoksë, katolikë, myslimanë jetojnë në paqe dhe dashuri mes njëri tjetrit.

Dr. Kolarov na tregoi se pati mundësinë të vizitonte edhe Bunk’Artin në Tiranë.

“Hymë në bunkerin në qendër, Bunk’Art. Diçka që politikanët tanë nuk e bënë për mauzoleun (bëhet fjalë për mauzoleun në qendër të Sofjes, ndërtuar për diktatorin komunist bullgar Gjergji Dimitrov – shënim i autores). E prishën, por duhet ta kishin mbajtur si pjesë të historisë. Ekziston një shprehje: “Nëse e harrojmë të kaluarën, rrezikojmë ta ringjallim atë.” Ne duhet ta mbajmë mend, por si mësim dhe jo si bazë urrejtjeje. Nuk duhet të jetë arsye turpi e as krenarie, vetëm një fakt të cilin duke e kuptuar ne do të kemi mundësinë të ngrihemi mbi të.”

Me këto fjalë të mençura që mbase tingëllojnë si një klishe, por mbartin në vetvete shumë të vërteta, ne e mbyllim intervistën tonë me heroin mjek dhe artist.

Foto: Adnan Beci


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD