Me 317 vota nga 666 votues, Kirill Despodov u zgjodh futbollisti më i mirë i Bullgarisë për të katërtën herë në karrierën e tij. Në sezonin e kaluar ai shënoi 19 gola dhe 22 asistime dhe kontribuoi shumë për fitimin e Kupës së Bullgarisë dhe të titullit të kampionatit të 12-të radhazi të Bullgarisë për “Lludogorec”. Në shtator ai u shit te gjiganti grek PAOK për 3.5 milionë euro.
Menjëherë pas Despodovit në votim janë Ilija Gruev dhe Ivajllo Çoçev. Çmimi special në ceremoninë "Futbollisti i Vitit" shkoi për Stilijan Petrov - për bamirësinë "Ndeshja e Shpresës" në Sofje, pas së cilës ai dhuroi pajisje mjekësore me vlerë mbi 290 000 euro për 10 spitale onkologjike në Bullgari.Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..