Temperaturat minimale të ditës së mërkurë në Bullgari do të jenë ndërmjet 2 dhe 3°, në Sofje - 1°. Gjatë ditës deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell me erë mesatare deri të fortë veriperëndimore. Më pas vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, por nuk do të ketë reshje. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°, në kryeqytet - 11°.
Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi. Pas drekës do të bëhet me re. Temperaturat e ajrit do të jenë 9-11°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Pas mesditës do të mbajë mot me vranësira në male. Borë e lehtë do të bjerë mbi Ballkanin Qendror. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 2°, në 2000 m - deri në minus 4°.
E enjtja mbetet me vranësira. Në lindje do të ketë reshje shiu të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 1° dhe 4°, kurse maksimalet 10° deri 15°.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..